LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit mbesin të shokuar me ngjashmërinë e kësaj vajze me Princeshën Diana

Njerëzit mbesin të shokuar me ngjashmërinë e kësaj vajze me Princeshën Diana

Princesha Diana ishte dhe vazhdon të jetë ndër fytyrat më të famshme në kulturën e Mbretërisë së Bashkuar dhe stili i saj i njohur – përfshirë modeli i flokëve të shkurta bjonde – njihet menjëherë nga miliona.

Në fakt, princesha e ndjerë e Uellsit ka një paraqitje të një ikone sa një grua nga Bournemouth e ka gjetur veten në një situatë ku është ndalur nga njerëzit të cilët mendonin se mund të jetë vajza e saj – vetëm pse ndryshoi modelin e flokëve.

Sophie Eales, 24-vjeçare, vendosi të ndryshojë paraqitjen e saj në muajin prill të vitit 2021, kur preu pjesën më të madhe të flokëve, transmeton Telegrafi.


Por puna spontane e parukieres e bëri atë pa dashje të duket si kopje e stilit të Lady Diana-s – duke i lënë njerëzit të shokuar nga ngjashmëritë mes tyre.

“Njerëzit thonë, ‘ju dukeni si Princesha Diana – a jeni vajza e saj?’”, ka deklaruar Eales. /Telegrafi/