E premtja e kaluar ishte një ditë e dhimbshme jo vetëm për familjarët e fëmijës 3-vjeçar që humbi jetën në ambientet e kopshtit ku shkonte për të mësuar, por të gjithë ne që jemi prindër apo kemi të afërm të cilët i lëmë në kujdesin e institucioneve të arsimit. Ky rast është një tragjedi dhe një tronditje shumë e madhe për të gjithë ne.
Gazetarja Anila Sefa ka rrëfyer detaje nga vdekja e fëmijës në kopsht.
Pjesë nga emisoni “Rudina” në Tv Klan
Rudina Magjistari: Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, të ditë së premte, si ka ndodhur çfarë raportohet deri në këto momente?
Anila Sefa: Sot ka qenë dhe dalja e parë publike e familjarëve të vogëlushit, të cilët kanë kërkuar drejtësi pasi që në ditën e parë ata nuk e kanë besuar versionin. Ka qenë daja i pari që ka kërkuar drejtësi për nipin e tij. Në datën 7 Janar rreth orës 13:00, policia ka bërë me dije se një fëmijë ka ndërruar jetë në përpjekje për të marrë xhupin e tij. Kontakti me mjekun nuk është bërë i mundur, por me dajën, i cili nuk e ka besuar këtë version, por ka kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Unë kam qenë pranë familjes, prindërit kanë qenë të shokuar, por që në atë moment ata kanë hedhur hije dyshimi. Fillimisht, objekti arsimor nuk ka dhënë asnjë informacion dhe vetëm sot familjarët janë lejuar të hyjnë brenda në vendin ku fëmija ka ndërruar jetë dhe kjo ka qenë tronditja më e madhe për këto familjarë që nuk e kanë besuar. Sipas tyre, fëmija ka një gjatësi për të marrë me lehtësi çantën, fëmija peshonte 15 kilogramë dhe pesha e tij e rrëzonte.
Ngjarja, e cila ka ndodhur të premten, të shtunën është kryer arrestimi i edukatores, e cila ka qenë e vetme në kujdes të fëmijëve, në kujdes të 12 fëmijëve, madje ditën e shtunë, kishte prerë ditën e fejesës, të nesërmen do të fejohej. Ajo që i ka nxehur familjarët ka qenë fakti i kamerave, në fakt pasi kanë përcjellë fëmijën kanë kërkuar kamera, por në fakt ato nuk janë bërë të ditur. Ky ka qenë momenti kur ata janë acaruar dhe kanë hedhur dyshime.
Rudina Magjistari: Ti ke ndonjë informacion, a kanë qenë kamerat në gjendje pune?
Anila Sefa: Familjarët e tyre në Shtator e kanë regjistruar dhe pakti i parë që kanë kërkuar kanë qenë kamerat dhe kujdesja për fëmijën me edukatore dhe vetë drejtuesit e këtij institucioni kanë pohuar se kopshti është i pajisur me kamera. Faktet thonë se nuk ka pasur xhirime.
Ditën e sotme, siç e tha dhe nëna e vogëlushit, kopshti është hapur dhe kjo është e dhimbshme sepse shoqëria shqiptare duhet të reagonte, të paktën familjarët nuk duhet t’i kishin dërguar fëmijët e tyre, por nuk ka ndodhur kjo, ato i kanë dërguar dhe dyert e kopshtit kanë qenë hapur. Thuhet se edhe fëmijët kanë qenë edhe ditën e ngjarjes kur policia është futur në godinë në prezencë të fëmijëve. Është diçka e pazakontë që në sy të vogëlushëve të tjerë, është diçka e dhimbshme…
Një dyshim tjetër që e kam dëgjuar nga familjarët ka qenë se ka qenë një prind që e ka gjetur fëmijën e shtrirë pajetë. Ai ka hedhur dyshime se edukatorja nuk ka qenë e pranishme në momentin që ai kishte ndërruar jetë. Një prind ka gjetur fëmijën e shtrirë në tokë. Fëmija është dërguar pa shenja jete në spital. Megjithatë janë versione, të cilat do të zbardhen nga prokuroria, e cila në versionin aktual e quan një vdekje aksidentale që ka ardhur si rezultat i mbytjes. Ky version nuk është i besueshëm për familjarët e vogëlushit. Familjarët e fëmijëve në kopsht nuk kanë treguar se si trajtohen fëmijët në kopsht, se cilat janë kushtet, nëse kanë kamera apo jo. E lejushme është që jo më shumë 7 fëmijë, ndërsa aty kanë qenë 12. Doja të ju bëja thirrje familjarëve të fëmijëve të tjerë në kopsht të flasin që të zbardhet e vërteta e ngjarjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak