LAJMI I FUNDIT:

I dërguari i Britanisë në Tiranë, Stuart Peach: Mbështesim ‘Open Balkan’

I dërguari i Britanisë në Tiranë, Stuart Peach: Mbështesim ‘Open Balkan’

I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin perëndimor, Stuart Peach vizitoi këtë fillim jave Tiranën. Në Ministrinë për Evropën dhe punët jashtme ku zhvilloi takime me zyrtarë të saj, diplomati britanik vlerësoi rolin e shqiptarëve në rajon.

“Unë e vlerësoj rolin e Shqipërisë si një forcë stabilizuese në rajon”, u shpreh Peach.

Gjatë një bashkëbisedimi që pati me studentët dhe diplomatë të rinj, Stuart Peach komentoi edhe nismën e Ballkanit të hapur të ndërmarrë nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ku tha se e mbështet për aq kohë sa nuk pengon nismat e tjera paralele.


“Në rolin tim dhe në eksperiencën tonë ne e respektojmë qeverinë e Shqipërisë dhe sovranitetin. Këto janë iniciativa që do të jenë komplementare ndaj njëra-tjetrës dhe nuk duhen parë në garë mes atyre që kanë ekzistuese dhe këtyre të rejave. Ne me gjithë mend e mbështesim për aq kohë sa ato nuk krijojnë ndonjë konkurrence”.

Qëllimi i vizitës së Stuart Peach është siguria në rajon, bashkëpunimi në NATO dhe Këshillin e sigurimit ne OKB-së, si dhe 100 vjetori i marrëdhënieve mes dy vendeve./Euronews Albania