LAJMI I FUNDIT:

FBK shpall konkurs për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

FBK shpall konkurs për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës ka shpallur konkurs për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës shpall:

                                     KONKURS


për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2021/22 që zhvillohet në datat 9-13 Shkurt 2022.

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridik që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

  1. a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;
  2. b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;
  3. c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;
  4. d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtar për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;
  5. f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për marketing në palestër dhe në transmetime televizive;
  6. g) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;
  7. h) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turneut;
  8. i) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;

Fituesi i konkursit do të nënshkruajë kontratë me FBK-në, ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 13.01.2022, në ora 16:00.

Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës 2022 do të mund të dorëzohen në email adresën: komesari@basketbolli.com

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

“Bëre që emri i shqiptarëve të shkruhet në histori”, postimi emocionues i babait të Granit Xhakës pas nominimit për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori