LAJMI I FUNDIT:

Tregoi “trukun” për kursim të gazit, pretendonte se në këtë mënyrë e ëma e tij po kursen – i riu nxit debat në rrjete sociale

Tregoi “trukun” për kursim të gazit, pretendonte se në këtë mënyrë e ëma e tij po kursen – i riu nxit debat në rrjete sociale

Në këtë kohë të vështirë kur shpenzimet po rriten, njerëzit janë në kërkim të mënyrave të reja të kursimit të parasë aty ku është e mundur.

Një i ri pretendon që e ëma e tij ka rritur kursimet në një nivel tjetër – por ka shkaktuar reagime të ndryshme nga përdoruesit e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.


Përdoruesi i platformës TikTok i njohur si Westy Live, ka ndarë videon ku shpjegon sesi e ëma e tij kursen në një pllakë ngroh dy tenxhere.

Edhe pse ishte i bindur që kjo metodë ia ka lehtësuar jetën miqve dhe ka ndihmuar shumë në uljen e shpenzimeve, duket se në komente nuk janë pajtuar me të.

“Kjo nuk ka kurrfarë logjike”, ishte një prej komenteve të shumta, kurse një tjetër thoshte: “Mendova se kam parë gjithçka, por duket se e kam pasur gabim”.

Disa mendojnë se ajo në këtë mënyrë do të vonojë në përgatitjen e ushqimit, dhe në fund të muajit kostoja do të jetë e njëjtë. /Telegrafi/

@westy_live my parents are wildin #lol #parents #mumsoftiktok #gloucestershire #shortking ♬ original sound – Westy