LAJMI I FUNDIT:

Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër të vdekur dhe mbi 1 mijë e 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 8,327 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1,801 qytetarë.

Sipas njoftimit, katër persona kanë humbur jetën nga coronavirusi, ndërkaq rastet e reja janë të shpërndara në bashki të ndryshme në gjithë Shqipërinë.


Sipas njoftimit pozitiv kanë dal në këto bashki: 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.

Janë 12,283 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori