LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë thotë se policët po fajësohen pa arsye për vrasjen e gruas në Llaushë

Sindikata e Policisë thotë se policët po fajësohen pa arsye për vrasjen e gruas në Llaushë

Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një reagimi publik thotë se policët po fajësohen pa arsye lidhur me rastin e vrasjes së gruas 48 vjeçare në Llaushë të Skenderajt.

Në reagim thuhet se, Policia i përgjigjet çdo thirrje që paraqitet nga qytetarët dhe çdo rast e trajton me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

“Të gjitha veprimet hetimore, policia, i kryen sipas urdhrave të prokurorit, prandaj të gjithë ata që duan t’a fajësojnë Policinë fillimisht duhet t’i din kompetencat e Policisë, Prokurorisë dhe të Gjykatës. Policia ka të drejtë t’a mbajë të ndaluar një person vetëm gjashtë orë, kurse për ndalim prej 48 orëve vendos Prokurori dhe për caktim paraburgimi vendos Gjyqtari i procedurës paraprake, prandaj Policia është vetëm ekzekutuese e këtyre vendimeve”.


“Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjitha institucionet Qeveritare dhe jo qeveritare që mos të fajësojnë Policinë pa arsye sepse po njollosemi dhe po dëmtohemi edhe si institucion edhe individualisht vetëm e vetëm që jemi të parët që i përgjigjemi çdo rasti duke rrezikuar edhe jetën”, thuhet në reagim.

Tutje, në reagim thuhet se, Policia e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të jetës, pasurisë,rendit dhe qetësisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kurse Sindikata e Policisë do t’i mbrojë të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të Policisë.

Ndryshe, para disa ditësh një grua 48 vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj në Llaushë të Skenderajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Lajme
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Kalo në kategori