LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ukrainase ngrin pronat e ish-presidentit Poroshenko – Nga viti 2020 ishte në listën e sanksioneve të Amerikës

Gjykata ukrainase ngrin pronat e ish-presidentit Poroshenko – Nga viti 2020 ishte në listën e sanksioneve të Amerikës

Vendimi i djeshëm i një gjykate në Kiev, i cili konfiskoi të gjithë pasurinë e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, mund të tregojë mënyrën dhe efektin e duhur të sanksioneve amerikane ndaj politikanëve të korruptuar.

Gjykata Themelore në Kiev dje konfiskoi të gjithë pronën e ish-presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe gjatë vendimit gjykatësi tha se bëhet fjalë për apartamente në Vinjica dhe Kiev, prona në Kozyn, parcela toke dhe aksione në kompani të shumta private.


Poroshenko, i cili është në arrati që nga java e kaluar, është akuzuar për tradhti, ndihmë të organizatave terroriste dhe financim të terrorizmit për gjoja organizimin e blerjes së qymyrit nga Ukraina nën kontrollin e forcave pro-ruse në Donbas.

Veprat kriminale janë përjetësuar edhe në Panama Papers, dhe nga viti 2020 ai është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Ndryshe, Volodymyr Zelensky u bë president ukrainas në maj të vitit 2019 dhe nga ajo kohë janë ngritur dhjetëra hetime kundër ish-presidentit. Disa partnerë evropianë dhe transatlantikë kanë ngritur shqetësimin për njoftimin e akuzave kundër Poroshenkos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?

Evropa
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Është më i vogël se një fushë futbolli dhe ka 1000 banorë: Shikoni si duket ishulli më i populluar në botë

Afrika
Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Robert Fico raportohet se e kaloi me sukses operacionin

Evropa
Kalo në kategori