Në muajin maj të vitit të kaluar filloi edhe procesi i vaksinimit në Tetovë. Fillimisht, në pikën e vaksinimit në Tetovë kishte fluks të madh të atyre që vaksinoheshin, shpeshherë duke u krijuar edhe tollovi dhe zënka si dhe mosmarrëveshje.
Por, ky interesim me kalimin e kohës filloi të bie. Kur autoritetet kishin paralajmëruar se pa marrjen e vaksinës do të vështirësohet qasja nëpër institucione, nëpër lokale e qendra tregtare, atëherë sërish filloi të shtohet interesimi për marrjen e vaksinës. Mjekët thonë se në fillim të këtij procesi ka pasur edhe vështirësi.
“Në fillim kemi patur disa vështirësi tek pika rajonale e vaksinimit dhe lirisht mund të themi se brenda vitit 2021 kemi vaksinuar rreth 140 mijë qytetarë të Tetovës, me të tre dozat. Tash është sjellë vendim që të gjithë pacientët që janë vaksinuar me dozë të dytë, me Fajzer, Sputnik dhe Astra Zeneka, procesi i rivaksnimit është pas tre muajve, kurse ditëve të fundit është shtuar numri i personave që vaksinohen me dozën e tretë dhe vaksinimi bëhet vetëm me vaksinën Fajzer”, deklaroi Besnik Mustafai, mjek.
Në ndërkohë, në këtë rajon vazhdon të mbetet e vogël përqindja e vaksinimit tek personat e moshës më të re. Kjo moshë ende vazhdon të rezistojë dhe të neglizhojë apelet për vaksinim dhe është një përqindje shumë e vogël që ka marrë vaksinën në moshë të re. Mjekët theksojnë se teoritë e ndryshme konspirative e kanë bërë të veten dhe qytetarët, sidomos moshat e reja, kanë shumë paragjykime në këtë drejtim. Prandaj, në rajonin e Tetovës kjo moshë ende nuk është e bindur se mbrojtja më e mirë nga Covid-i është vaksinimi. “Për fat të keq, interesimi tek grupmoshat e reja nuk është në nivel, nuk jemi të kënaqur dhe periudhën e fundit ka një intensitet shumë të zvogëluar dhe ulje të madhe të interesimit për vaksinim me dozë të parë”, tha Mustafai.
Mjekët nga ana tjetër apelojnë që të vazhdohet me respektimin e masave anti covid dhe imunizim të popullatës. Në shumë objekte tregtare, në hyrje kërkohet certifikata e vaksinimit ndërsa mjekët konsiderojnë se na pret një periudhë e vështirë, sidomos pas festave të fundvitit ku nuk përjashtohet mundësia e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus. Për shkak të interesimit të vogël të vaksinimit tashmë në Tetovë funksionon vetëm një pikë e vaksinimit, edhe atë në Shtëpinë e Shëndetit të Tetovës, kurse të gjitha pikat tjera janë mbyllur që në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para