LAJMI I FUNDIT:

Kuzeska: 7.500 familje do të marrin 600-800 denarë subvencion për faturat e energjisë elektrike

Kuzeska: 7.500 familje do të marrin 600-800 denarë subvencion për faturat e energjisë elektrike

Me masa dhe politika të përgjegjshme dhe me kohë arritëm ta mbrojmë standardin e qytetarëve me rritjen më të vogël të rrymës prej 9.48 për qind, tha në konferencë për media zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Ajo informoi se çmimi i energjisë elektrike në mbarë botën po rritet për shkak të krizës globale energjetike, për shembull në Itali çmimi i energjisë elektrike është rritur për 55 për qind, në Turqi për 50 për qind.


“Edhe pse opozita paralajmëroi rritje deri në 40%, gjë që tregoi paaftësinë e saj. Për mbrojtje shtesë të qytetarëve me të ardhura më të ulëta, Buxheti siguron mjete për ndihmë për familjet në nevojë. Me 60 milionë denarë ndihmë financiare, 7.500 familje do të marrin 600-800 denarë subvencione për faturat e energjisë elektrike”, tha Kuzeska.

Zëdhënësja e LSDM-së shton se shifrat tregojnë se në vitin 2021 ka tregues të mirë ekonomik.

“Rritja e ekonomisë është mbi 4%, të hyrat janë rritur, gjë që dëshmon se masat ekonomike të ndërmarra nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja kanë dhënë rezultat. Buxheti tashmë ka 130 milionë euro pa pagesë, në periudhën e ardhshme do të vijojnë edhe masat tjera kundër krizës në ndihmë të qytetarëve dhe ekonomisë”, tha Kuzeska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori