LAJMI I FUNDIT:

Një pjesë e raketës ruse ra në atmosferën e Tokës, ESA: Rreziku ishte real

Një pjesë e raketës ruse ra në atmosferën e Tokës, ESA: Rreziku ishte real

Sipas komandës hapësinore amerikane, një pjesë e raketës ruse hyri në atmosferën e Tokës në mënyrë të pakontrolluar.

Autoritetet ruse lëshuan raketën Angara-A5 të hënën, më 27 dhjetor, nga porti hapësinor Plesetsk. Si pjesë e projektit, ata donin të testonin një fazë të re të raketës, të njohur si raketa lëshuese Persei.

Shumica e mbeturinave hapësinore digjen kur rihyjnë në atmosferën e Tokës dhe nuk paraqesin rrezik për njerëzit, por është e mundur që pjesët më të mëdha të shkaktojnë dëme nëse bien në zona të banuara, shkruan cnn.


Komanda hapësinore e SHBA tha të mërkurën se raketa kishte hyrë sërish në atmosferën e Tokës në zonën mbi Paqësorin Jugor, por se do të ishte shumë e vështirë të përcaktohet saktësisht se ku ranë mbeturinat.

Holger Krag, kreu i zyrës së mbetjeve hapësinore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), tha të mërkurën se një pjesë e një rakete ruse kishte hyrë në atmosferë me një shpejtësi prej 7.5 kilometra në sekondë.

Faza e raketës ruse nuk ishte menduar të hynte në atmosferën e Tokës në këtë mënyrë. “Duhej të shkonte në orbitë dhe të qëndronte atje për mijëra vjet”, tha Krag. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Një burrë në Uashington i vuri zjarrin vetes për të protestuar kundër luftës së Izraelit në Gaza - në përvjetorin e saj

Botë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë

Botë
Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Netanyahu thotë se Izraeli përballet me luftë në shtatë fronte

Botë
Kalo në kategori