LAJMI I FUNDIT:

Pse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me coronavirusin kohëve të fundit?

Pse kaq shumë njerëz të vaksinuar po infektohen me coronavirusin kohëve të fundit?

Ekzistojnë disa faktorë lidhur me çështjen e të infektuarve nga coronavirusi te njerëzit e vaksinuar duke filluar nga shfaqja e variantit shumë përhapës Omicron. Ky varant ka shumë gjasa të infektojë njerëzit, ndonëse nuk i sëmur shumë ata, dhe përhapja  e Omicronit përkoi me sezonin e pushimeve të udhëtimeve në shumë vende, raporton AP News, përcjell Telegrafi.

Studiuesi i viruseve në Universitetin e Minesotës, Louis Mansky, thotë se njerëzit mund të mendojnë gabimisht se vaksinat anti-COVID do të bllokojnë plotësisht infeksionin, por vaksinat sipas tij janë krijuar kryesisht për të parandaluar sëmundje të rënda.

Megjithatë vaksinat ende janë duke e bërë punën e tyre, veçanërisht për njerëzit që kanë marrë dozat përforcuese.


Dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Moderna, ose një dozë e vaksinës Johnson & Johnson ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga Omicron. Ndonëse ato doza fillestare nuk janë shumë të mira në bllokimin e infeksionit Omicron, dozat përforcuese – veçanërisht me vaksinat Pfizer dhe Moderna – rrisin nivelet e antitrupave për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

Omicron duket se po riprodhohet në mënyrë shumë më efikase se variantet e mëparshme. Dhe nëse njerëzit e infektuar kanë ngarkesa të larta të virusit, ka më shumë gjasa që ata ta transmetojnë tek të tjerët, veçanërisht te personat e pavaksinuar. Personat e vaksinuar që infektohen me virusin kanë më shumë gjasa të kenë simptoma të buta, nëse kanë simptoma, kjo pasi vaksinat shkaktojnë mbrojtje të shumta në sistemin imunitar, duke ia bërë shumë më të vështirë Omicronit që t’i kalojë të gjitha.

Sidoqoftë, këshillat për të qëndruar të sigurt nuk kanë ndryshuar. Mjekët thonë që t’i vendosni maskat në ambientet e mbyllura, të shmangni turmat dhe të vaksinoheni dhe ta merrni dozën përforcuese. Edhe pse dozat nuk do t’ju mbrojnë gjithmonë nga infeksioni, ato do ta bëjnë më të mundshme që ju të qëndroni gjallë dhe jashtë spitalit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?

Botë
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori

Botë
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori