LAJMI I FUNDIT:

NTP Shkup i ‘zhytur’ në borxhe

NTP Shkup i ‘zhytur’ në borxhe

Borxhe, autobusë të pasigurt për transport dhe kushte joadekuate për punë të administratës, janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohet Ndërmarrja për Transport Publik në Shkup. Ushtruesi i detyrës drejtor i kësaj ndërmarrje Ivan Ilievski thotë se ndërmarrjen e ka gjetur me borxh prej 2 milion eurove dhe me autobus me probleme teknike.

“Gjendja e sotme është pak më ndryshe, nga 270 autobusë të cilët duhet të funksionojnë rregullisht, tani numri u rrit në 255 autobusë të cilët i mbajnë linjat. Ditët në vijim do të normalizohet situata edhe me rendin e vozitjes”, tha Ivan Ilievski, drejtor i NTP.

Gjatë periudhës së pandemisë, NTP ka gjeneruar borxh të madh edhe ndaj transportuesve privat. Për momentin, atyre u obligohen rreth 50 milion denarë. Transportuesit privatë thonë se nga Qyteti i Shkupit dhe NTP do të kërkojnë që tu paguhet çmim më i lartë për kilometër, ose të marrin subvencione për të blerë autobus më të mirë.


“Kemi në plan të flasim me banka të cilat kemi pasur më herët bashkëpunim, për të mund të siguruar kredi më të lehta për anëtarët tonë të Makekspres – Trans që të munden në ndonjë mënyrë të vijnë në automjete më kualitative”, u shpreh Millorad Dimitrievski, Makekspres Trans – Shkup.

Për shkak të mos pagesave në kohë, transportuesit privatë kohë më parë protestuan duke ndërprerë disa orare të linjave të tyre. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori