Tek një pjesë e popullatës të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë gjuetia ka qenë një hobi vite me radhë. Pjesa më perëndimore e vendit është atraktive për gjuajtjen e kafshëve të egra dhe aktualisht ka dy koncesionerë të cilët menaxhojnë me këtë territor. Por, këto ditë ka patur një shqetësim nga ana e gjuetarëve në Dibër meqë koncesionerët që menaxhojnë këtë rajon kanë vendosur që të dyfishojnë çmimet vjetore për lejen për gjueti.
Pjesa më e madhe e gjuetarëve nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë duke marrë parasysh çmimet që kanë paraqitur koncesionerët për lejet vjetore për vitin 2022 me të cilët nga 6000 denarë leja rritet në 12.000 denarë, kanë shprehur shqetësime të mëdha në një takim që patën në Dibër.
Në këtë takim, gjuetarët paralajmëruan protestë të tyre nëse koncesionerët nuk ndryshojnë vendimin e tyre për dyfishimin e çmimit të lejeve vjetore. Tahir Alla një gjuetar që e ka hobi gjuetinë ka theksuar se dyfishimi i çmimit të lejeve vjetore nuk korrespondon me mundësit e gjuetarëve dibran. Sipas tij bëhet fjalë për një territor i cili i takon Dibrës dhe patjetër duhet të ketë një çmim të volitshëm për gjuetarët lokal. Edhe gjuetari Adem Lela ka theksuar se nuk ka logjikë që nga 6 mijë denarë, leja vjetore të rritet në 12.000 denarë. Shumë gjuetar lokal sipas tij nuk kanë mundësi që të paguajnë këtë lartësi të lejes. Në debatin poashtu të gjuetarëve të tjerë të pranishëm në takim u theksua edhe fakti se koncesioneri “Stogova” duhet ta ketë parasysh se grumbullon mjetet në territorin e Dibrës. Poashtu u tha se dëmet që pësojnë pronarët e tokave në Dibër nga kafshët e egra sidomos nga derri i egër dhe Arusha janë shumë të mëdha dhe patjetër koncesionerët duhet ta ketë parasysh se gjuetarët lokal nuk mund të kenë çmime të njëjta me ata që vijnë nga vendet e tjera për të gjuajt.
Gjuetari Ruse Minoski i cili poashtu merret me gjueti, tha se çmimi prej 200 euro është një çmim jo korrekt nga koncesioneri. Popullata në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ka probleme sociale dhe si të tilla koncesioneri duhet t’i ketë parasysh. Duhet stimuluar gjuetarët e ri, por jo me çmime të dyfishuara, tha ai. Gjuetarët dibran paralajmëruan edhe protesta. Ata themeluan një Komision i cili ka për detyrë të informojë pushtetin vendor dhe qendror në lidhje me rritjen jo korrekte të çmimeve për gjueti vjetore. Ata thanë se do të jenë të detyruar të ndërmarrin edhe aktivitete plotësuese që të mos dëmtohen fushat e tyre nga kafshët e egra e deri në fund do të kërkojnë që të respektohet standardi i ulët i gjuetarëve. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles