LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë masa shtesë në Maqedoni, Viti i Ri do të festohet në sheshe dhe lokale

Nuk do të ketë masa shtesë në Maqedoni, Viti i Ri do të festohet në sheshe dhe lokale

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot do ta festojnë ardhjen e Vitit të Ri 2022 pa masa të rrepta kundër coronavirusit. Viti i Ri do të festohet në bare, kafene, restorante, si dhe në sheshe.

Autoritetet shëndetësore prej ditësh po sigurojnë se situata epidemiologjike është e qetë dhe se nuk ka presion në sistemin shëndetësor, pra nuk ka pranim në spitale, për këtë arsye nuk ka nevojë të vendosen masat më të rrepta kufizuese për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

“Vitin e kaluar në këtë kohë kemi pasur një situatë krejtësisht të ndryshme. Qendrat Covid ishin të mbipopulluara me mbi 1.000 të shtruar në spital si dhe një numër të madh të të infektuarve. Nuk kishte vaksina dhe nuk kishte shumë njerëz që e fituan imunitetin në mënyrë natyrale, pra që u prekën nga kjo sëmundje.
Masat më mosmirënjohëse na u desh të bënim gjatë ditëve të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Kafenetë u mbyllën, nxënësit ishin në shtëpi, punonjësit në shumë sektorë punonin nga shtëpia. Tani është ndryshe. Në një mënyrë apo tjetër, në Maqedoni ekziston një imunitet kolektiv.


Numri i të infektuarve varion nga 300 deri në 400, kështu që në raport me vendet evropiane jemi realisht në një pozicion shumë më të favorshëm. Deri më tani, lloji i ri omicron është zbuluar vetëm tek një person, ndaj të shpresojmë që në periudhën e ardhshme të mos shkaktojmë shpërthim të valës së re”, thonë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive për “Faktor”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

Lajme
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Kronika e Zezë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Kalo në kategori