LAJMI I FUNDIT:

Serie A redukton dukshëm numrin e tifozëve në stadiume shkaku i COVID-19

Serie A redukton dukshëm numrin e tifozëve në stadiume shkaku i COVID-19

Është raportuar se stadiumet e Serie A do të zvogëlohen në 50 për qind të kapacitetit si një reagim ndaj rasteve në rritje të COVID-19.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe burimeve të tjera, qeveria italiane po merr masa pasi pothuajse 100 mijë raste të reja pozitive u lajmëruar të mërkurën në Itali.

Kjo përfshin kufizime në ndjekjen e ndeshjeve të futbollit në stadiume të hapura nga rikthimi i ndeshjeve të Serie A më 6 janar.


Ai do të zbresë nga 75 për qind në 50 për qind, duke tentuar të ketë sa më shumë distancë sociale që është e mundur në këto rrethana.

Tashmë ekzistonte një rregull për vendosjen e maskës ​​për secilin tifozë në tribuna, ndërsa ‘Green Pass’ nuk do të mjafton më për të fituar hyrjen.

Ata tani kërkojnë ‘Super Green Pass’, që tregon prova të vaksinimit ose shërimit të fundit nga COVID-19, kështu që një test negativ brenda 48 orëve nga ngjarja nuk është më i pranueshëm.

Ndryshe nga shumë liga të tjera, Serie A nuk u kthye kurrë në kapacitetin 100 për qind pas bllokimit të parë në mars të vitit 2020.

Në vende tjera, Spanja do ta ulë kapacitetin në 75 për qind, ndërsa vende si Gjermania dhe Franca po luajnë me dyer të mbyllura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori