Vetëm pak muaj më parë, familja 11-anëtarëshe e Avdyl Hajzeraj nga Mitrovica jetonte në kushte të vështira, pa kulm mbi kokë dhe pa mundësi për të paguar qiranë e shtëpisë, jeta i kishte sfiduar shumë duke bërë që çdo ditë të ishte luftë për mbijetesë.
Hajzeraj: Jetojmë në kushte të vështira
“Unë jam Avdyl Hajzeraj, jemi 11 anëtarë të familjes, gjendja pak a shumë jo e kënaqshme jo e mirë. Ne banojmë më poshtë në një shtëpi të vogël nuk paguajmë asgjë jemi që 3-4 muaj aty këtu e kanë prish shtëpinë e vjetër, na kanë lejuar ai (pronari i shtëpisë) pa para, pa asgjë, se nuk kemi as të ardhura të paguajmë atje (qiranë), kështu që ka thënë ‘nëse keni mundësi e paguani, nëse jo kurdo”, deklaronte Hajzeraj në muajin tetor të këtij viti.
Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të ndërtuar shtëpinë, në derën e tij u shfaq një dritë shprese, kompania “Petrol Company” i rikthehu shpresën se një ditë do të bëhej me shtëpi të tijën.
Hajzeraj: Kemi nevojë për ndihmë
“Kemi nevojë për ndihmë, pasi ka ardhur Petrol Company nëse ka mundësi të na ndihmoni edhe ajo deri diku me diçka, edhe me ndihmën e Komunës (së Mitrovicës) që na ka dhënë disa material se me ata nuk mundemi ta përfundojmë, ndoshta me ndihmën e Petrol Company”, u shprehte ai.
Por, ajo që do të pasonte do të ishte një mrekulli, falë “Petrol Company” nisi së ndërtuari edhe shtëpia e Avdyl Hajzeraj.
Tullë pas tulle e ditë pas dite merrte formë shtëpia e familjes Hajzeraj.
Vetëm pak ditë para natës së Vitit të Ri, pronari i “Petrol Company”, Shkëlzen Jusaj dorëzoi çelësat kryefamiljarit Hajzeraj, për këtë të fundit dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes kjo ishte dita më e lumtur.
Ëndrra e tyre për një shtëpi ishte bërë realitet.
Jusaj, duke treguar për shtëpinë me pesë dhoma të familjes, tha se të jesh nevojtarë nuk është krim pasi që rrethanat e sotme të imponojnë mënyrën e jetesës.
Jusaj: Dhuruam shtëpinë e tetë të kampanjës së “Petrol Compnay”
“Vullneti ynë, i klientëve tanë, nuk ka përfunduar prandaj jemi në familjen e zotëri Avdylit që t’i dhurojmë shtëpinë pesë dhomëshe sot me 11 anëtarë. Familje e cila me thënë jo për fajin e tij, por për rrethana të tjera ekonomike, në pamundësi që të zhvillojë, që të ndërtojë shtëpinë, ne kemi shprehur vullnetin e mirë që t’ia plotësojmë edhe këtë mungesë të cilën me plot vullnet e kemi bërë pa marrë parasysh rrethanave të reja ekonomike. Ne këto i falënderojmë shumë klientët e Petroll Company’-së të cilët për faktin që janë klientët e ‘Petrol Compani’- së kanë bërë të mundshëm ndërtimin e kësaj shtëpie, po ashtu e falënderojmë edhe Komunën e Mitrovicës që kanë dhuruar një fond prej 6 mijë e 500 euro dhe kompaninë ‘Iliria’ dhe familjen Restelica e cila dhuroi kuzhinën për këtë shtëpi dhe gjithashtu edhe për shtëpitë e mëparshme”, deklaroi Jusaj.
Kryefamiljari Avdyl Hajzeraj falënderoi pronarin e “Petrol Company” që premtoi dhe realizoi shtëpinë deri në çelës duke u shprehur shumë i lumtur.
Hajzeraj: Jam më i lumturi që është punuar kjo shtëpi
“Unë sot jam i lumtur për këtë shtëpi për të cilën e falënderoj ‘Petrol Comapny’ drejtorin e ‘Petrol Company’ Shkelzenin edhe falënderoj edhe nënkryetarin edhe kryetarin e komunës së Mitrovicës për material ndërtimor, edhe stafin e juaj punues të ‘Petrol Company’, “ ka thënë ai.
Por, pronari i “Petrol Comapny”, Shkëlzen Jusaj, dha edhe një tjetër lajm të mirë. Familja Hajzeraj nuk u bë vetëm me kulm mbi kokë, por edhe me të ardhura të sigurta mujore, pasi dy djem të kësaj familjeje janë punësuar në “Petrol Company”.
Jusaj: Kemi punësuar edhe dy djemtë e kësaj familje
“Ne për familjen Hajzeraj kemi dhuruar edhe dy vende të punës, gjithashtu djemtë e zotit Avdyl punojnë në ‘Petrol Compani’ dhe janë ndër punëtorët më të zellshëm të cilët i falënderoj për kontributin e tyre sepse edhe atë përkushtimin tonë edhe besimin tonë janë duke e kthyer me të mirë prandaj ndihemi të lumtur që kanë vullnetin me punu dhe kjo situatë nuk ka qenë për fajin e tyre por për fajin e rrethanave ku jetojmë”, vijoi Jusaj.
Për një fjalë rasti ishte edhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili deklaroi se kjo komunë do të vazhdojë të qëndrojë afër familjeve të cilat janë në nevojë, por duke mos harruar të përmend edhe bashkëpunëtorët.
Tahiri: Ne si komunë do t’i mbështesim familjet në nevojë
“Si Komunë e Mitrovicës do të vazhdojmë brenda kapaciteteve tona çdo moment çdo ditë të jemi afër familjeve në nevojë, e dimë që është një numër i madh i familjeve të cilat kanë nevojë për shtëpi për banim dhe për kushte të tjera elementare, do të mundohemi që brenda kapaciteteve tona t’ i mbështesim dhe të jemi afër tyre por do t’ i shfrytëzojmë edhe mundësitë tona të tjera duke bashkëpunuar me individë me kompani të vullnetit të mirë të cilët kanë gatishmëri që t’ i mbështesin”, ka shtuar ai.
“Petrol Company” me dorëzimin e çelësave të kësaj shtëpie që është shtëpia e 8-të me radhë, përmbyll kampanjën e saj humanitare për të vazhduar edhe në vitet në vazhdim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje