LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen 149 bankënota metali nga 2 euro, dyshohen të jenë të falsifikuara

Sekuestrohen 149 bankënota metali nga 2 euro, dyshohen të jenë të falsifikuara
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 149 bankënota metali në vlera nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në fshatin Maxhunaj në Vushtrri, të martën në orën 14:15.

“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit  Mitrovicë Jug nën dyshimin e veprës penale falsifikim i parasë është kontrolluar një lokal- market pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 149 bankënota metali në vlera nga 2 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.


I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/