LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Basha do të nxirret butësisht nga zyra

Berisha: Basha do të nxirret butësisht nga zyra

Prej muajsh PD është futur në një debat të ashpër brenda partisë për shkak të përplasjeve Basha-Berisha.

Ky i fundit i ka lënë afat deri më 5 janar që Lulzim Basha të largohet nga drejtimi i PD, teksa ka paralajmëruar se më 8 janar demokratët do të futen në selinë blu për të nxjerr kryedemokratin.

Lidhur me këtë çështje, Sali Berisha është shprehur në “A2” se Basha do të nxirret “butësisht” nga selia e PD.


“Nëse Basha nuk largohet nga zyra brenda 5 janarit, do të ketë një protestë paqësore. Ai po mban selinë, kështu që paqësisht, përmbaruesi anëtarësi do ta nxjerrë nga zyra. Anëtarësia do i tregojë se ajo zyrë nuk është e një deputeti, por e atij që do të zgjedhin anëtarët e PD-së për drejtimin e saj. Deputeti Basha do të largohet nga zyra dhe kaq është historia. Ne do të bëjmë protestë absolutisht paqësore. Natyrisht, siç e panë mediat, ai kishte futur banditë të armatosur në seli, në datën 18. Ky ishte një akt shumë i rëndë, nga më të pashembulltit në historinë e një force politike demokratike. Mediat i kanë faktuar këto me emra dhe fotografi. Uroj që të ketë nxjerr mësim nga akti i tij i turpshëm dhe t’i nënshtrohet verdiktit të 44 000 anëtarëve të PD-së. Përndryshe, ata butësisht do ta nxjerrin nga zyra”, tha Berisha.