Përmbytjet e mëdha kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe më shumë se 280 të lënduar në rajonin verilindor të Brazilit, thonë zyrtarët.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, përmbytjet kanë prekur rreth 40 qytete në të gjithë shtetin Bahia, tha në një konferencë shtypi guvernatori Rui Costa në qytetin Ilheus, një nga qytetet më të goditura.
“Kjo është një tragjedi masive. Nuk më kujtohet të kem parë diçka të tillë në historinë e fundit të Bahia-s, duke pasur parasysh numrin e qyteteve dhe shtëpive të përfshira. Është vërtet e tmerrshme, ka kaq shumë shtëpi dhe rrugë që janë plotësisht nën ujë”, tha Costa.
Më shumë se 35 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të Bahia-s.
Diga Duas Ilhas u shpërbë në qytetin brazilian të Jussiape të dielën, duke ngritur lumenj tashmë të fryrë dhe duke përmbytur zonat përreth.
Bëhet e ditur se diga e Duas Ilhas ishte e dyta që shpërtheu në dy ditë. Një digë në qytetin e Itambe, gjithashtu në Bahia, u shpërbë vonë të shtunën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak