Arton Gjokaj – Burri i vitit në përzgjedhjen e organizatorëve në Kosovë
Më 20 dhjetor për herë të parë në Kosovë u mbajt ngjarja për burrat më të suksesshëm nën organizim të Gentelmen magazin dhe Friday communications. Në këtë mbrëmje, u bënë përzgjedhjet e burrave më të suksesshëm për vitin 2021 në 13 kategori, ndërsa çmimi për “Burri i vitit në përzgjedhjen e organizatorëve” iu nda Arton Gjokaj, drejtorit të myWorld në Kosovë dhe në Shqipëri.
Arton Gjokaj, edhe pse i ri, me shumë merita e mori këtë shpërblim special si provë për zhvillimin e suksesshëm të myWorld në tregun e Kosovës, Gjokaj, i lindur dhe i rritur në Tuz në Mal të Zi, në biografinë e tij, ka pasur arritje të mëdha në sferën e biznesit, shitjeve, negocimit, komunikimeve afariste dhe industrisë bankare por duhet cekur edhe pjesëmarrja e tij në edukim dhe arsimim në Mal të Zi, në projekte të ndryshme të financuara nga BE, pastaj edhe në sektorin e organizatave joqeveritare dhe në aktivitete të ndryshme shoqërore etj.
“Dëshiroj të falënderoj stafin organizues dhe anëtarët e Friday communications dhe Gentlemen magazine për këtë çmim dhe mirënjohje.
Kjo mirënjohje për mua paraqet mbështetje të madhe por edhe inkurajim për të vazhduar në këtë drejtim dhe për ta arritur rezultate sa më të pëlqyeshme në karrierën time. Dua të falënderoj të gjithë stafin e myWorld International që kanë besuar në mua që nga fillimi i bashkëpunimit, e sidomos kolegët e mi në rajon. Këtë shpërblim, gjithsesi, ia dedikoj familjes time në Mal të Zi, për mbështetjen që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës. Uroj që ky manifestime të jetë inkurajues për të gjithë meshkujt e tjerë në Kosovë, që të jenë sa më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.” – tha Arton Gjokaj.
Arton Gjokaj, është drejtor i kompanisë myWorld në Shqipëri dhe në Kosovë, kompani kjo ndërkombëtare, që shtrihet në 55 shtete të botës. Përmes platformës myWorld, që është aktive në shumë sektorë, anëtarëve u ofrohet mundësia për blerje me përfitime tek kompanitë partnere të myWorld. Gjegjësisht, anëtarët e myWorld përfitojnë Cashback për çdo blerje të realizuar tek kompanitë partnere, i cili paguhet në llogarit personale bankare të anëtarit. Përveç kësaj, anëtarët përfitojnë edhe Shopping Points shtesë që mund ti përdorin për oferta dhe zbritje të ndryshme. Anëtarësimi në myWorld është gratis, dhe mjafton të regjistroheni në www.myworld.com. Fillimisht, myWorld është themeluar si kompani në vitin 2003, ndërsa sot numëron mbi 16 milion anëtarë të regjistruar në 55 shtete dhe mbi 150,000 kompani partnere me mbi gjysmë milion pikë pranimi.
Ngjarja “ Burri i vitit” mbështetet nga RTV21 dhe shumë media tjera. Në përzgjedhjen për “Burrat e vitit” u përfshinë profesionistë të shquar nga fusha të ndryshme. Zgjedhja “Burrat e vitit” apo “Men of the Year” ka për qëllim që të motivojë meshkujt që ti “shtyjnë” kufijtë e tyre, në mënyrë që të marrin vendime sa më të mirë dhe të ndikojnë pozitivisht në shoqëri të tërë për të mirën e përbashkët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?