LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi në aktrim, biznesi, puna si modele dhe rigjetja e lumturisë në rolin e nënës për të famshmen ‘Hyrrem’

Rikthimi në aktrim, biznesi, puna si modele dhe rigjetja e lumturisë në rolin e nënës për të famshmen ‘Hyrrem’
(Foto: Instagram/meryemuzerlimeryem)

Aktorja turke, Meryem Uzerli, mahniti shikuesit me bukurinë dhe mençurinë e saj si sulltanesha Hyrrem serialin për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”. Por, pavarësisht se lumturia nuk e ka shoqëruar gjithmonë në jetë, ajo tashmë duket se më në fund shijon paqen dhe lumturinë.

E famshmja ‘Hyrrem’ përpiqet të jetë nëna më e mirë e mundshme për vajzat e saj Lara (shtatëvjeçare) dhe Lily Koi, e cila në janar do të mbushë një vjet. Për t’iu përkushtuar plotësisht amësisë, ajo publikon edhe fotografi nga përditshmëria me vajzat e saj që i shpërndan shpesh në rrjetet sociale.

Meryem ka treguar se vajzave nuk u mungon argëtimi, e ka treguar edhe sesi ka dekoruar disa kënde në shtëpinë e saj për festat e fundvitit.


Edhe pse i është rikthyer dashurisë së saj të parë – aktrimit, duket se Meryem është përfshirë edhe në ujërat e modelingut. Ajo punon si modele në promovimin e markave të modës, ndërsa aktualisht është fytyra e “Maison Novague”, e cila do të prezantojë koleksionin e parë në pranverën e vitit të ardhshëm.

E njohur për rolin e ‘sulltaneshës Hyrrem’, Meryem Uzerli e tërhequr nga aktrimi – nis biznes të ri në Gjermani
Lexo po ashtu E njohur për rolin e ‘sulltaneshës Hyrrem’, Meryem Uzerli e tërhequr nga aktrimi – nis biznes të ri në Gjermani

Para se të shpërthente pandemia, aktorja po xhironte filmin “The Hive” ku luan rolin kryesor, ndërsa ky realizimi u shfaq në Turqi në shtator të vitit 2020.

Aktorja hapi edhe një dyqan me ëmbëlsira të shijshme dhe të shëndetshme “Nosh Nosh” në qendër të Berlinit.

“Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të bukur. Po e nis në Berlin dhe shpresoj të përhapem në të gjithë botën. Miqtë e mi dhe unë kemi krijuar këtë vend ku duam që ju të ndiheni si në shtëpinë tuaj duke shijuar ëmbëlsirat më cilësore”, ishte shprehur asokohe.

View this post on Instagram

A post shared by Nosh Nosh (@noshnoshberlin)

Jeta nuk e ka përkëdhelur gjithmonë

Edhe pse roli i saj si Hyrrem i solli famë botërore, Meryem vendosi të largohej nga seriali. Ajo u kthye në Gjermani, ku ka lindur dhe ku jetojnë edhe prindërit e saj dhe kaloi dy muaj në një klinikë për trajtimin e krizës psikike.

Dyshohet se fajtor për gjithçka ishte marrëdhënia e saj me sipërmarrësin Can Ates, me të cilin mbeti shtatzënë. Pasi ai nuk deshi të dëgjonte për fëmijën dhe madje e bindi që të abortonte, aktorja u përball me probleme të rënda shëndetësore dhe madje tentoi të bënte vetëvrasje.

Meryem Uzerli: Jam përpjekur të vritem, por te tentimi për vetëvrasje gjeta shpëtimin
Lexo po ashtu Meryem Uzerli: Jam përpjekur të vritem, por te tentimi për vetëvrasje gjeta shpëtimin

“Po atë mbrëmje në Antalia mora një çmim për aktrimin dhe u përpoqa të vrisja veten”, kishte pranuar ajo për mediat turke.

Pas lidhjes së vështirë me Can, Meryem përjetoi edhe dy përjetime tjera të dhiumbshme, ndarjen me Alp Ozcan që ishte 17 vjet më i moshuar dhe një tjetër që zgjati vetëm dy muaj.

Sot, të gjitha i sheh si një pjesë të jetës që e ka kaluar dhe e ka bërë më të fortë. Ajo vazhdon të përsërisë sa e lumtur është dhe se roli i nënës është gjëja më e mirë në jetën e saj.

Meryem gëzon një marrëdhënie të lumtur edhe me partnerin e saj, i cili është edhe babai i vajzës së vogël Lily Koi, por me mjeshtëri e mban të fshehtë. Siç thotë bukuroshja, partneri i saj nuk dëshiron të ekspozohet në publik, gjë që e respekton.

Aktorja ka njoftuar se është duke punuar për projekte të reja, duke përfshirë një seri prej tetë deri në dhjetë episode dhe se përpara e shtyn pasioni në jetë.

“Më pëlqen të zbuloj energji të reja. Unë jam një nga ata që hidhen në ujë të ftohtë pa menduar për pasojat. Më pëlqen të rrezikoj dhe të bëj gabime gjatë rrugës derisa ai të më dërgojë atje ku duhet të shkoj”, janë fjalët e 38-vjeçares. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori