LAJMI I FUNDIT:

Nicole Kidman zbulon se vuante nga depresioni pas divorcit nga Tom Cruise: Nuk isha në trupin tim

Nicole Kidman zbulon se vuante nga depresioni pas divorcit nga Tom Cruise: Nuk isha në trupin tim

Nicole Kidman ka zbuluar se vuante nga depresioni gjatë periudhës kur fitoi çmimin Oscar për rolin në “Virginia Woolf”.

Aktorja, 54-vjeçare, pranoi rolin pas divorcit nga Tom Cruise në vitin 2001 dhe tha se mendonte për historinë vetëvrasëse të personazhit në film.


Filmi përshkruante betejat e shëndetit mendor të autores së famshme gjatë shkrimit të “Mrs Dalloway” dhe gjithashtu tregon vetëvrasjen e saj në lumin Ouse në vitin 1941 – një skenë në të cilën Nicole këmbënguli që ta filmonte vet pa ndihmën e një dublanti.

Foto: MEGA

“Nuk e di nëse kam menduar ndonjëherë për rrezikun. Domethënë, i futa gurët në xhep dhe eca në lumë. Pa pushim. Ndoshta nuk e konsideroj mjaftueshëm rrezikun”, tha aktorja duke folur për “This Cultural Life” në BBC Radio 4 në lidhje me filmimin e skenës.

“Mendoj se atë kohë isha në depresion, jo në trupin tim”, tha ajo duke reflektuar mbi emocionet e saj në atë kohë.

“Pra, e kuptova idenë e Virxhinias, unë isha pak a shumë e hapur për atë që do të ndodhte. Dhe unë mendoj se Stephen [Daldry, regjisori i filmit] ishte shumë delikat me mua sepse ai e dinte atë që po kaloja”. Isha e hapur për ta kuptuar, gjë që mendoj se është ndoshta bukuria e jetës si aktor”, u shpreh tutje aktorja.

Foto: Shutterstock

Filmi, në të cilin luajti gjithashtu Meryl Streep dhe Julianne Moore, i dha Nicole çmimin Oscar për aktoren më të mirë. Tutje, ajo vazhdoi duke detajuar përvojat e saj të shëndetit mendor, shkruan DailyMail.

“Vjen një moment kur thua, unë kam kaq shumë përvoja tani. Kam hulumtuar dhe përshkuar shumë peizazhe të ndryshme të shëndetit mendor dhe humbjes, ideve dhe gëzimit, jeta është ajo që është”, tha aktorja.

Nicole e filmoi rolin në vitin 2002, një vit pasi u nda nga Tom pas 11 vitesh martesë dhe adoptimit të dy fëmijëve, vajzën Isabella tani 29 vjeçe dhe djalin, Connor, 26 vjeç.

Foto: REX

Aktorja amerikane, edhe më parë kishte folur për ndarjen e tyre në një intervistë të vitit 2012 me revistën “Who”.

“Kur nuk funksionoi, më duhej të gërmoja thellë dhe të gjeja rrugën time përmes depresionit. Nuk jam penduar për të gjitha. E gjitha ishte pjesë e rritjes”, kishte deklaruar ajo.

Nicole, e cila tani është e martuar me këngëtarin, Keith Urban dhe ka dy fëmijë të tjerë, shpjegoi se depresioni buronte edhe nga pamundësia e saj për të mbetur shtatzënë me Tomin.

Ajo zbuloi se mendonte se nuk do të kishte kurrë fëmijët e saj pasi trajtimi i fertilitetit dështoi dhe ajo pësoi abort.

Vajza e saj biologjike Sunday Rose lindi në vitin 2008. Në vitin 2010, çifti mirëpriti vajzën e tyre të dytë, Faith Margaret, nëpërmjet një nëne surrogate. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Kalo në kategori