LAJMI I FUNDIT:

Ministri turk i Mbrojtjes në Sarajevë: Po e monitorojmë situatën nga afër, të gjithë duhet të reagojnë me qetësi

Ministri turk i Mbrojtjes në Sarajevë: Po e monitorojmë situatën nga afër, të gjithë duhet të reagojnë me qetësi

Pas një takimi midis ministrit turk të mbrojtjes Hulusi Akar dhe ministrit boshnjak të mbrojtjes Sifet Podzic në ndërtesën e ministrisë në Sarajevë, të dy iu drejtuan mediave.

Me këtë rast, ministri Podzic ka falënderuar ministrin turk për vizitën dhe për gjithçka që qeveria turke ka bërë për popullin e Bosnje-Hercegovinës, shkruajnë mediat boshnjake, përcjell Telegrafi.

“Kjo vizitë ishte një mundësi për të përmbledhur aktivitetet tona dhe për të rënë dakord për disa plane të reja”, citohet të ketë thënë Podzic.


Përveç tij foli edhe ministri Hulusi Akar, i cili falënderoi delegacionin e BeH.

“Kemi filluar vizitën tonë zyrtare në BeH sot në mëngjes. Aktiviteti ynë i parë ishte vizita në Kovaçi dhe vizita te varri i presidentit të ndjerë Alija Izetbegoviq. Pas kësaj u mbajt një takim mes meje dhe z. Podzic“, tha Akar.

Ai tha se Turqia i kushton vëmendje të madhe stabilitetit dhe paqes në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ne japim gjithashtu mbështetje të madhe për integrimin euroatlantik të BeH. Ne përdorim çdo mundësi për të zgjeruar dhe forcuar bashkëpunimin. Mendoj se nuk është mirë që BeH dhe populli i BeH të flasin për ndarjen e këtyre pjesëve. Ne e shohim popullin e BeH si një popull. Të gjitha palët duhet të reagojnë në mënyrë paqësore, me durim dhe përmes dialogut. Ne sugjerojmë që problemet ekzistuese të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe përmes bisedimeve”, ka thënë më tej Akar.

Në fund, ai tha se Turqia ishte “gjithmonë e gatshme për çdo kërkesë” për ta analizuar atë dhe për të ndihmuar brenda mundësive të saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në

Botë
Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Pamje rrëqethëse: Mbeturina të shpërndara, zjarr kudo nëpër zonë - pas rrëzimit të aeroplanit me gjashtë persona në Filadelfia

Amerika
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori