LAJMI I FUNDIT:

Partia e Ashkalinjve për Integrim prish koalicionin qeveritar me LVV-në?

Partia e Ashkalinjve për Integrim prish koalicionin qeveritar me LVV-në?

Partia e Ashkalinjve për Integrim ka njoftuar se ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj partie, Gani Elshani përmes një postimi në Facebook.


“Njoftim për elektoratin  e Partisë së Ashkalive për Integrim . Prishet koalicioni PAI me VV në nivel qendror. Largohen nga detyra  zv.ministri dhe këshilltarët”, ka shkruar Elshani.

Por i njëjti pas disa minutash ka fshirë nga llogaria e tij në Facebook këtë postim, dhe nuk dihen arsyet përse.

Në prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e kishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet, Bekim Arifin. /Telegrafi/

Publikimi i postimit dhe pastaj heqja e tij/Burimi: Facebook-Gani Elshani

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori