LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë dikë duke kërcënuar se do të ‘vrasë mbretëreshën’ – ndërsa një 19-vjeçar që u ngjit në gardhin e kështjellës Windsor është arrestuar nga policia

Pamje që tregojnë dikë duke kërcënuar se do të ‘vrasë mbretëreshën’ – ndërsa një 19-vjeçar që u ngjit në gardhin e kështjellës Windsor është arrestuar nga policia

Një video tronditëse që tregon një burrë me hark me shigjetë duke kërcënuar se do të “vrasë Mbretëreshën në shenjë hakmarrjeje për masakrën e Amritsarit të vitit 1919” është shfaqur – pasi një 19-vjeçar, i cili u ngjit në gardhin e kështjellës Windsor, u ndalua nga policia britanike.

Pamjet që u siguruan nga The Sun thuhet se tregojnë burrin, që mendohet të jetë i dyshuari i arrestuar, duke mbajtur një hark të zi dhe duke përdorur një zë të ndryshuar ndërsa kërcënon para kamerës.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Jaswant Singh Chail ngarkoi videon e para-regjistruar në Snapchat në orën 8:06 të mëngjesit të ditës së Krishtlindjes, 24 minuta para se një burrë të arrestohej nga policia brenda territorit të Kështjellës Windsor.


I njohur për miqtë si Jas, ai përdori një filtër për të shtrembëruar zërin e tij dhe veshi një kapuç dhe maskë.

Ai thotë: “Më vjen keq. Më vjen keq për atë që kam bërë dhe çfarë do të bëj. Do të tentoj të vras Elizabetën, Mbretëreshën e Familjes Mbretërore. Kjo është hakmarrje për ata që kanë vdekur në masakrën e Jallianwala Bagh të vitit 1919”.

“Është gjithashtu hakmarrje për ata që janë vrarë, poshtëruar dhe diskriminuar për shkak të racës së tyre. Unë jam një Sikh indian, një Sith. Emri im ishte Jaswant Singh Chail, emri im është Darth Jones”.

Sipas DailyMail, masakra e Jallianwala Bagh, ose Masakra e Amritsarit, pa 379 protestues të vrarë dhe 1200 të plagosur nga forcat britanike në Indi.

Ndërkohë bëjnë të ditur mediat britanike, krahas videos u dërgua edhe një mesazh në Snapchat ku thuhej: “… Nëse e keni marrë këtë, atëherë vdekja ime është afër. Ju lutemi, ndajeni këtë me këdo dhe nëse është e mundur, transmetojeni në lajmet nëse janë të interesuar”.

I dyshuari, emrin e të cilit policia ende nuk e ka përmendur, u arrestua pak pas orës 8:30 të mëngjesit të djeshëm pasi u pa në CCTV duke bredhur nëpër kopshte pasi u ngjit në një mur të jashtëm.

Ai më vonë u ndalua nën Ligjin e Shëndetit Mendor.

Scotland Yard tha se detektivët po shqyrtonin pamjet që u postuan në mediat sociale përpara incidentit të Ditës së Krishtlindjes në shtëpinë e Mbretëreshës në Berkshire.

Policia konfirmoi se një hark u gjet pasi ndërhyrësi u ndalua në territorin e kështjellës ndërsa mbretëresha ishte në rezidencë.

Megjithatë, nuk ka asnjë tregues se ai, i cili nuk është emëruar, ishte i njohur për kërcënime ndaj ndonjë anëtari të familjes mbretërore para kësaj jave.

Dhe burimet thonë se sapo kishte fituar qasje në pronën mbretërore, adoleshenti ‘nuk dinte çfarë të bënte me veten’ dhe u arrestua shpejt.

Por duket qartë se ngjarja po merret jashtëzakonisht seriozisht. Policia Metropolitane po heton dhe ka njoftuar Home Office.

Harkat shpesh quhen “vdekjeprurëse, por legale”, sepse nuk kërkojnë licencë ose regjistrim dhe mund të blihen në internet me lehtësi.

Ndërkohë dje policia kontrolloi shtëpinë në Southampton ku i dyshuari jeton me familjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori