LAJMI I FUNDIT:

Konkursi “Miss World” humb miliona dollarë për shkak të anulimit nga COVID-19

Konkursi “Miss World” humb miliona dollarë për shkak të anulimit nga COVID-19

Miss World u anulua në minutën e fundit kur të paktën 23 vajza u infektuan nga COVID-19, duke bërë që organizata të humbasë miliona.

“Ata humbën … milionat e kostos së caktuar për të prodhuar konkursin”, tha një burim i ngjarjes – që gjykon garueset për punën e tyre filantropike, dhe jo për atë se si duken ato me bikini.

Kostoja e prodhimit është rreth 5 milionë dollarë. Konkursi ishte caktuar të zhvillohej më 16 dhjetor në Porto Riko, por u anulua vetëm disa orë para shfaqjes, shkruan Page Six.


Foto: Getty Images

“Siguria e të gjithë të përfshirëve duhej të ishte parësore, edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë”, tha një përfaqësues i konkursit.

Sipas raporteve , 23 nga 97 garuesit rezultuan pozitiv së bashku me të paktën 15 anëtarë të stafit.

COVID-19 nuk ishte problemi i vetëm për konkursin e bukurisë gjatë javës para datës së transmetimit, ata kishin probleme edhe me energjinë elektrike.

Foto: Getty Images

“Gjithçka shtyhej vazhdimisht sepse rryma e hotelit vazhdonte të fikej dhe ata nuk kishin një gjenerator. Ngjarjet u vonuan disa orë sepse vajzat kishin nevojë të bënin flokët dhe grimin dhe kishin nevojë për energji elektrike”, tha një përfaqësues.

Shfaqja, të cilën më parë e kishin fituar edhe Halle Berry dhe Lynda Carter, tani është riplanifikuar për t’u mbajtur në Puerto Rico më 16 mars.

“Ne jemi të sigurt se ngjarja do të jetë një sukses i madh në mars dhe falenderojmë të gjithë për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre”, tha përfaqësuesi i shfaqjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori