LAJMI I FUNDIT:

Arnold Schwarzenegger dhuron 25 shtëpi të vogla për veteranët e pastrehë në Los Angeles

Arnold Schwarzenegger dhuron 25 shtëpi të vogla për veteranët e pastrehë në Los Angeles
Foto: Arnold Schwarzenegger/Twitter

Aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, ka bërë një gjest human që bëri ndryshim në jetën e veteranëve këtë sezon festash.

Schwarzenegger, 74-vjeçar, personalisht dhuroi 25 shtëpi për veteranët në zonën së Los Angeles, të cilët kishin jetuar më parë në rrugë.

Ish-guvernatori i Kalifornisë e zbuloi lajmin në Twitter, për shtëpitë e dhuruar këtë javë duke i quajtur si një dhuratë e hershme për Krishtlindje.


Foto: Arnold Schwarzenegger/Twitter

“Sot, festova Krishtlindjet herët. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA. Ishte fantastike të kalojmë pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”, shkroi ai në Twitter të enjten (23 nëntor).

Schwarzenegger gjithashtu falënderoi organizatën jofitimprurëse Village for Vets, si dhe Zyrës së Sekretarit të Çështjeve të Veteranëve dhe Veteranëve Amerikanë (AMVets) për ndihmën e tyre, shkruan People.

Village for Vets siguroi shtëpitë, të cilat Schwarzenegger i bëri të mundur me një donacion prej 250,000 dollarësh, sipas FOX 11.

Faqja e internetit “Village for Vets” shpjegon se strehëzat e vogla, të dhuruara nga Schwarzenegger, “sigurojnë një standard të lartë jetese nga kampet e tendave derisa veteranët janë në udhëtimin e tyre për të gjetur strehim të përhershëm dhe stabilitet”.

Foto: Arnold Schwarzenegger/Twitter

Çdo shtëpi ka ngrohje, energji elektrike dhe ajër të kondicionuar, tha punonjësi i AMVets Rob Reynolds për FOX 11.

Schwarzenegger tha në një postim në Twitter se aktet e mirësisë janë “ajo për të cilat kanë të bëjnë Krishtlindjet”.

“Të gjithë ju keni fuqinë të bëni diçka për dikë tjetër këtë sezon festash. Nuk duhet të jetë e madhe. Vetëm jepni disa minuta nga koha juaj për të ndihmuar dikë tjetër”, vazhdoi aktori.

Ylli i “Terminator” tha për FOX 11 se ishte i lumtur për shtëpitë e vogla, të cilat ai i përshkroi si “dhurata më e mirë e Krishtlindjeve”. Teksa, veterani Bruce Henry Cooper tha se shtëpitë janë një shpëtim për ta.

“Ai nuk na ka harruar ne, nuk ka harruar askënd”, tha ai duke shprehu mirënjohjen e tij ndaj Schwarzenegger-it. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Leo surprizohet nga Lela në BBVK 3, i thotë se Gjesti është shumë mirë jashtë

Leo surprizohet nga Lela në BBVK 3, i thotë se Gjesti është shumë mirë jashtë

Magazina
G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

G Bani debaton ashpër me Gjestin e Gertën, hedh rrobat e kësaj të fundit në tokë

Magazina
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send

Magazina
Rrëfimi emocionues i Leos për linjën e jetës - nga fëmijëria e deri te aksidenti që për pak sa nuk ia mori jetën

Rrëfimi emocionues i Leos për linjën e jetës - nga fëmijëria e deri te aksidenti që për pak sa nuk ia mori jetën

Magazina
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

Magazina
Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Nxjerr faktet e incizimet - ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Magazina
Kalo në kategori