LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë falje individuale nga Pendarovski për festat e fundvitit

Nuk do të ketë falje individuale nga Pendarovski për festat e fundvitit

Presidenti Stevo Pendarovski konfirmon se nuk do të ketë as falje mbi bazën e kërkesave individuale për festat e fundvitit.

Ai thotë se dispozitat ligjore parashikojnë falje grupore për fundvit duke u ndjekur procedura zingjirë e cila kalon nëpër disa institucione.

“Nuk do të ketë falje të fundvitit për asnjë sepse nuk ka as listë formale të dërguar tek unë. Sipas ligjit procedura shkon; Drejtoria e burgjeve, Ministria e Drejtësisë, Komisioni në Kabinetin e presidentit dhe në fund, Presidenti. Unë nuk mundem të vendos i vetëm. Unë mundem t’i prish vendimet e tre instancave para meje por nuk mundem të them vetë se kush do të falet”, tha presidenti Stevo Pendarovski.


Ministria e Drejtësisë dy ditë më parë njoftoi se e anulon propozim-listën për falje, pas reagimeve të ashpra të opinionit pasi në të ishin edhe emrat e Sead Koçan, Boban Iliq dhe Aleksander Vasilevski (Ninxha). Nga ky dikaster thanë se do të rishikohen dispozitat ligjore për atë se si përpilohen listat për falje. Me këtë ata besojnë se do të minimizohen mundësitë që në të ardhmen në listë të gjenden persona që në opinion nxisin dyshime për funksionimin normal të sistemit të drejtësisë.

Alsat ditë më parë kishte mësuar se shumica nga 48 personat që vuajnë dënimin me burg dhe që ndodheshin në listën e propozuar për falje do të kërkonin individualisht faljen e presidentit. Deklarata e presidentit konfirmon se kjo është e pamundur./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori