LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arrestohen pesë persona, konfiskohen mbi 9 kg marihuanë

Policia e Kosovës arrestohen pesë persona, konfiskohen mbi 9 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe sot një aksion për konfiskimin e narkotikëve, ku si rezultat janë arrestuar pesë persona nga Njësia e Antidrogës.

Kontrollet janë realizuar në fshatrat Bec dhe Brovinë dhe në qendër të Gjakovës. Zyrtarët policorë të antidrogës janë ndihmuar në këtë operacion policor nga Njësia Speciale Operative e Mitrovicës, Njësia K9, forenzika dhe zyrtarë nga Stacioni Policor Gjakovë.

Gjatë kontrollit policia ka konfiskuar mbi 9 kilogramë marihuanë, 140 fara që dyshohet të jenë kanabis sativa, gjashtë gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike, 28 bimë narkotike kanabis sativa, katër peshore për matje, foli të tejdukshme, 11 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër vetura dhe katër celular.


Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Pas një pune tremujore hetimore intensive kundër narkotikëve, zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN), Njësia Mitrovicë Jugu, më 24.12.2021, pas pranimit të Urdhër Kontrollit nga Gjykata Themelore Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: B.I., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), Sh.I., (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar), M.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar) dhe U.Q., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale:

Substancë, dyshohet të jetë marihuanë në peshë 9128.86 gram;
Njëqind e katër dhjetë (140) fara të dyshohet të jenë kanabis sativa;
Gjashtë (6) gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike;
Njëzetë e tetë (28) bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi prej 110 – 223 cem;
Katër (4) peshore për matje;
Folje e tejdukshëm për mbështjelljen e narkotikëve;
Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrave të ndryshëm;
Pajisje për ndriçim artificial të bimëve narkotike kanabis sativa;
Katër (4) vetura dhe
Katër (4) telefona celular.

Pas intervistimit në pranin e avokatëve mbrojtës të caktuar nga Oda e Avokatëve, të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit shkojnë në ndalim policor për 48 orë, lidhur me veprat penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori