Nikaj i PDK-së: Ngrohja nuk është luks, të shpallet gjendje emergjente për furnizimin me energji elektrike
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj ka kritikuar Qeverinë se nuk mori asnjë masë për të adresuar problemin e rritjes së energjisë elektrike, e për çka kanë kërkuar që të marrin hapa urgjent në lidhje me këtë krizë.
PDK po kërkon që të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji.
Nikaj thotë se ndonëse vendimi për ndarjen e 20 milionë eurove për subvencionim të importit të energjisë ka qenë i duhur por që pas parasysh çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare këto mjete nuk mjaftojnë as për shtatë ditët e mbetura të këtij viti.
“Ashtu siç gjithë jemi dëshmitarë ditëve të fundit jemi përballuar me reduktime të pakontrolluar të energjisë elektrike, edhe më keq nuk kemi qartësi deri kur do të zgjasë një situatë e tillë edhe më pak cilat janë masat që po ndërmerren për me tejkalu këtë situatë. Vendimi i ditëve të fundit për ndarjen e 20 milionë eurove për subvencionim të importit të energjisë është vendim i duhur. Mirëpo këto mjete që kanë filluar të shpenzohen në raport me çmimet aktuale të energjisë në tregjet ndërkombëtare nuk mjaftojnë as për shtatë ditë e mbetura të këtij viti”, tha ai.
Nikaj në konferencën për medie nënvizoi se Qeveria nuk po ka guxim të marrë veprime konkretet, me ç’rast ka theksuar se ngrohja nuk është luks.
Ai ka pohuar se duhet të shpallet gjendje emergjente për furnizimin e energjisë elektrike
“Po mungojnë veprime konkrete e të guximshme nga Qeveria. Mbi të gjitha këto veprime të Qeverisë po bëhen në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve. Rritja e çmimit të energjisë, në një kohë të rritjes së përgjithshme të çmimeve, pa ofruar alternativa për ngrohje do të ketë ndikim katasftrofal në ekonomitë familjare të qytetarëve tanë. Sot ngrohja nuk është luks, nuk është komoditet vetëm për zyrën e kryeministrit dhe ministrave. Është nevojë dhe e drejtë elementare për secilin qytetar. Prandaj, është e domosdoshme që të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e Qeverisë për të intervenuar në treg. Të mos lejohet rritja e çmimit të energjisë për qytetarët, të cilët të goditur nga pasojat e pandemisë do ta rendoheshin edhe më shumë”, theksoi Nikaj.
PDK po kërkon edhe që të ndërmerren hapa të nevojshëm për të adresuar situatën me furnizim të energjisë në veri. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Evropiani më i pasur, "i zemëruar me qeverinë franceze" - mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale