LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme refuzon ankesën e gjyqtarit Driton Muharremi lidhur me degradimin në pozitë

Gjykata Supreme refuzon ankesën e gjyqtarit Driton Muharremi lidhur me degradimin në pozitë
Foto: Arkiv

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, D.M., të ushtruar kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për shkak të shqiptimit të masës disiplinore, “Transferim i përhershëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm”.

Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur më 20 dhjetor 2021 ka vlerësuar se qëndrimi dhe përfundimi juridik i KGJK-së, është i drejtë dhe i ligjshëm, dhe se masa disiplinore e shqiptuar është proporcionale me shkeljen e konsumuar.

Jep dorëheqje gjykatësi Driton Muharremi
Lexo po ashtu Jep dorëheqje gjykatësi Driton Muharremi

Gjykata Supreme përmes vendimit të saj AA nr. 85/2021 konsideron se është zbatuar procedura e paraparë sipas ligjit në fuqi dhe masa e dhënë është në përputhje me parimin e proporcionalitetit duke marrë parasysh: seriozitetin e shkeljeve disiplinore të kryera nga gjyqtari, pasojat e shkeljes disiplinore dhe rrethanat në të cilat është kryer shkelja disiplinore.​ /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori