LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje gjykatësi Driton Muharremi

Jep dorëheqje gjykatësi Driton Muharremi

Gjykatësi Driton Muharremi është dorëhequr nga sistemi gjyqësor, duke ofruar dorëheqje me shkrim, si i pakënaqur me vendimin për transferimin e tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në një njoftim drejtuar Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Gjykatës së Apelit, Afrim Shala, gjykatësi Driton Muharremi ka thënë se po “me rastin e 20 vjetorit të karrierës së suksesshme profesionale në sistemin gjyqësor të Kosovës jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e gjyqtarit”.


“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar gjyqtarin Muharremi, i cili e ka konfirmuar lajmin e dorëheqjes, duke u shprehur i zhgënjyer me vendimin e tij për transferim.

“Kam kontribuar për 20 vjet në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe jam thellësisht i zhgënjyer me vendimin e Këshillit Gjyqësor për transferimin tim në Gjykatën Themelore, sepse është vendim skandaloz dhe i pabazuar. Prej sot për mua fillon një kapitull i ri në jetën time profesionale dhe akademike”, ka thënë Muharremi.

Gjyqtari Muharremi pas publikimit të audio-incizimeve nga portalin Shqip.com, ishte dorëhequr edhe nga anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

Në letrën që Muharremi i ka dërguar kryesuesit të KGJK-së, ai ka thënë se përkundër faktit se këto incizime janë të orkestruara nga grupe interesi, qëllimi i tij është mbrojtja kredibilitetit të institucionit të KGJK-së.

“Jeni dëshmitarë të disa incizimeve jo ligjore të publikuara këto dite nga një portal ne Kosove ku unë dëgjohem duke biseduar me një person! Edhe pse konsideroj se këto incizime janë keqinterpretuar, nuk kane asgjë të bëjnë me atë që dikush pretendon të duken dhe janë komplet të orkestruara nga grupe interesi, se nuk kanë të bëjnë fare as me punën time si gjyqtarë e as i anëtarë i KGJK-së ( pasi që në atë kohë nuk kam qenë anëtarë i KGJK-së) për çka besoj që kjo do të vërtetohet në ditët në vazhdim, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të KGJK, me të vetmin qëllim që institucioni i KGJK-së të mbetet i pa kontestuar jo vetëm nga publiku por edhe nga grupet e interesit që kanë tendenca të ndërhyrjes në sistemin gjyqësor!”, thuhej në letrën e dorëheqjes së Muharremit.

Pas këtyre, përgjimeve, gjyqtari Muharremi, me vendim të Këshillit Gjyqësor, nga Gjykata e Apelit ishte transferuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori