LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti vizitoi punimet në ndërtimin e Palestrës Sportive në Zhegër

Kryeministri Kurti vizitoi punimet në ndërtimin e Palestrës Sportive në Zhegër

Në ditën e parë të punimeve në ndërtimin e Palestrës Sportive në Zhegër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar punëtorët për punën në këtë infrastrukturë të rëndësishme sportive për Zhegrën dhe Gjilanin. Në këtë vizitë, kryeministri u shoqërua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Duke vlerësuar kontributin që Zhegra i ka dhënë jo vetëm historisë dhe ekonomisë, por edhe kulturës e sportit, kryeministri Kurti theksoi se tani Qeveria ka ndarë fonde për ta përmbyllur suksesshëm këtë projekt. Ne e kemi për obligim që të investojmë këtu dhe kësisoj ta shpijmë përpara sportin, por edhe aktivitetin shoqëror të këtij vendi, tha ai.

Sporti nuk është veç për sportistët, por është për gjithë sportdashësit, e po ashtu sporti është edhe shëndet. Andaj, ne kemi interes që atë ta bëjmë edhe kulturë të popullsisë, dhe kjo infrastrukturë e re, për të cilën ne nuk do të vonojmë e kursejmë, do të ndihmojë shumë në këtë drejtim, shtoi ai.


Kryeministri ritheksoi zotimin e Qeverisë për të punuar  për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga e kaluara, dhe se do të sigurohet që njësoj të funksionalizohen të gjitha projektet kapitale të fushës së sportit që janë në ndërtim e sipër. Njëkohësisht, Qeveria është duke punuar për të nisur projekte të reja kapitale me qëllim të shtrirjes së infrastrukturës sportive në tërë territorin e Kosovës.

Ky projekt ishte nisur nga komuna e Gjilanit, në bazë të një memorandumi mirëkuptimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  në vitin 2017, me kontratë deri në vitin 2019. Ndonëse ishte punuar në një pjesë të projektit, për shkak të parregullsive me komunën dhe me pagesat, Operatori Ekonomik e kishte shkëputur kontratën.

Punimet kanë rifilluar sot, pasi gjatë këtij viti Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur tender për një Operator Ekonomik të ri për vazhdim të projektit. Kontrata është nënshkruar më 22 dhjetor 2021, për projektin aktual në vlerë prej 1.2 milion euro.

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias

La Liga
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Ndërkombëtare
Ndërhyrja e legjendës së Milanit qetësoi përplasjen e ashpër mes Conceicaos dhe Calabrias

Ndërhyrja e legjendës së Milanit qetësoi përplasjen e ashpër mes Conceicaos dhe Calabrias

Serie A
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Ndërkombëtare
Barcelona e Flick shënoi 101 gola në 32 ndeshje, por një tjetër trajner e kishte arritur më shpejtë këtë me katalunasit

Barcelona e Flick shënoi 101 gola në 32 ndeshje, por një tjetër trajner e kishte arritur më shpejtë këtë me katalunasit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori