LAJMI I FUNDIT:

Basha porosi anëtarëve: Nga nesër të gjithë në terren, të dëgjojmë demokratët

Basha porosi anëtarëve: Nga nesër të gjithë në terren, të dëgjojmë demokratët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të enjten pasdite i ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të dalin në terren dhe të punojnë me anëtarësinë, për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet e tyre.

“E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë, duke filluar nga unë do të duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë, por u përdoren për mish për top”, tha Basha.

Kryedemokrati theksoi se ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe janë të zhgënjyer me lidershipin e kësaj partie, por që duhet të punohet me ta për t’i bindur që t’na bashkohen.


“Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por, ne duhet të punojmë me ta t’i bindim ata e të bëhemi bashkë”, tha ai, raporton tch.

Kjo mbledhje vjen pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar me datë 18 dhjetor.

Kuvendi i 11 dhjetorit – dhe një kuvend rival një javë më vonë – shënoi kulmin e një lufte të shëmtuar tre mujore mbi lidershipin e Partisë Demokratike të opozitës.

Në një anë qëndron Berisha, pjesë e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit tre dekada më parë dhe në anën tjetër është Lulzim Basha, njeriu që Berisha promovoi nëpër radhët e partisë dhe të cilit përfundimisht i dorëzoi frenat e saj në vitin 2013.

Kuvendi shkarkoi me votim të fshehtë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me propozimin e 7 deputetëve dhe 15 për qind të delegatëve. Ai u shkarkua për thyerje të rënda të statutit dhe dëmtim të interesave politike dhe elektorale të saj. Por, jo vetëm. Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, i mbledhur nga njëra palë ka shkarkuar gjithë kupolën drejtuese të partisë.