LAJMI I FUNDIT:

Arsovska përgjigjet për projektet e ndërprera: “Shilegov ka nisur projekte pa e ditur se si do t’i realizojë”

Arsovska përgjigjet për projektet e ndërprera: “Shilegov ka nisur projekte pa e ditur se si do t’i realizojë”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska pohon se paraardhësi i saj, Petre Shilegov ka nisur projekte pa e ditur as si do t’i realizojë, as sa kohë do të zgjasin e as kur do të përfundojnë. Për këtë arsye është ndalur edhe projekti për urën “ASNOM”, tha Arsovska, duke shtuar se në atë projekt ka shumë prona me probleme të shpronësimit, me çka është shumë e vështirë që përmes urës të lidhen të dy anët.

“Si kryetare do të kujdesëm që të gjitha projektet e nisura të realizohen, por për dinamikën e kohës nuk mund të garantoj sepse dikush ka nisur të ndërtojë projekte për të cilat nuk ka ditur se si do t’i realizojë. Kemi mbi 170 prona të pa shpronësuara dhe prona juridike të kontestuara në pjesën për urën ASNOM. Ura do të ndërtohet, po , por shumë me rëndësi është që në këtë fazë të mundohemi që të zgjidhen këto konteste mes personave pronësoro-juridik që janë aty, dhe të mundet që ura të lidhet”, tha Danella Arsovska – kryetare e Qytetit të Shkupit.

Për projektin “Bus Rapid Transpot” Arsovska tha se duhet të pyeten qytetarët sepse, sipas saj, ka shumë rreziqe, ndërsa projekti është i kushtueshëm.


“BRT ka aq shumë rreziqe ndaj qytetarëve, ndaj infrastrukturës, ndaj qytetit të Shkupit dhe me të vërtetë duhet të mendohet si dhe në çfarë mënyre do të realizohet. Unë besoj se qytetarët duan projekte që janë japin përfitime dhe jo që shkojnë në dëm të tyre”, shtoi Arsovska.

Arsovska theksoi se do të realizohen vetëm ato projekte që kanë nisur e që janë në interes të qytetarëve, ndërsa përveç këtyre dy projekteve ajo ka ndaluar edhe tenderin për zgjerimin e bulevardit “Nikola Karev”.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori