LAJMI I FUNDIT:

Kjo veturë shitet për 21 mijë euro në Spanjë – pesë herë më shtrenjtë kushton në Singapor

Kjo veturë shitet për 21 mijë euro në Spanjë – pesë herë më shtrenjtë kushton në Singapor

Diferenca në çmimin e veturave midis vendeve individuale është vërtet drastike.

Një studim i kryer nga Compare the Market tregon se diferenca në çmimin e modelit elektrik Leaf të Nissan shkon deri në 101 mijë euro të pabesueshme!

Dhe po flasim për një veturë kompakte që i përket “çmimeve të ulëta” dhe konsiderohet si hyrja në botën e veturave elektrike.


Siç ndodh zakonisht, falë një kombinimi të detyrimeve të importit dhe të ashtuquajturave “Me licencën e kuotave COE”, Singapori është kampioni absolut me çmimin më të lartë të këtij modeli në botë.

Besoni apo jo, çmimi i tij në Singapor është sa 122 mijë euro, që është gjashtë herë më shumë se çmimi që paguajnë blerësit në Spanjë. Ashtu është, Leaf është më i liri në atë vend nga Gadishulli Iberik, ku kushton vetëm 21 mijë euro, duke përfshirë 7 mijë euro subvencione shtetërore.

Lista e vendeve më të lira pasohet nga Malta me vetëm 300 euro çmim më të lartë dhe Norvegjia ku Leaf kushton 22600 euro.

Danimarka, Polonia dhe Franca janë gjithashtu në Top 10 vendet evropiane më të lira për sa i përket çmimit të kësaj veture. /Telegrafi/