Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shpallur listën e ngushtë në 10 kategori për ceremoninë e ardhshme të edicionit të 94-të të ndarjes së çmimeve “Oscars”.
Votimi në listën e ngushtë përfundoi më 15 dhjetor dhe të tjerët do të kalojnë në fazën e parë të votimit zyrtar, shkruan Variety.
Votimi i nominimeve fillon të enjten, më 27 janar dhe përfundon të martën, më 1 shkurt, gjersa më 8 shkurt do të bëhet e ditur lista finale e nominimeve.
Pjesë e listës së ngushtë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj” është edhe filmi shqiptar “Zgjoi (Hive)” i regjisores Blerta Basholli, i cili është propozim i Kosovës për në nominimet e “Oscars 2022”.
Kjo është lista e ngushtë e filmave që garojnë për t’u nominuar për çmimin “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:
“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Pawo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.
Katër nga filmat në listën e ngushtë janë filma, regjisore të të cilëve janë gra (“Playground”, “I’m Your Man”, “Zgjoi (Hive)” dhe “Prayers for the Stolen”).
Përveç kësaj, janë tri vende që hyjnë në listën e ngushtë për herë të parë – Butani, Kosova dhe Panamaja, ka shkruar ndër të tjerash revista ndërkombëtare Variety.
Në raundin paraprak të votimit u ftuan anëtarë të Akademisë nga të gjitha degët. Megjithatë, ata duhet të kenë plotësuar një kërkesë minimale të shikimit për të votuar në kategori. E njëjta gjë do të zbatohet për raundin e nominimeve, me pjesëmarrësit që zgjedhen dhe duhet të shohin të 15 filmat e listës së ngushtë dhe të votojnë për ata që do të nominohen përfundimisht për çmimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
Diana dhe Arioni bëjnë paraqitjen e parë televizive, tregojnë nëse janë ende në lidhje
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova