Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq dhe nëntë zyrtarë tjerë gjatë aksionit për ndërtime pa leje.
Sipas Rade Trajkoviqit, kryetares së “Lëvizja Evropiane e Serbëve”, këto arrestime në fakt do t’i ndihmojnë më së shumti serbët që të heqin qafe strukturat që keqpërdorin shuma të mëdha parash dhe Lista Serbe do të duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar, për të ndjekur penalisht njerëzit që sot cilësohen si kriminelë, shkruan gazeta beogradase danas.
“Arrestimet nuk kanë qenë rrezik sigurie sepse nuk ka pasur situatë të ndërhyrjes me forcë. Së dyti, arrestimet janë multietnike. Këta janë njerëz që kishin mbrojte politike për një kohë të gjatë. Tani është një strukturë e re politike në Kosovë që dëshiron të arrijë liberalizimin e vizave. Pra, kjo nuk është e drejtuar kundër serbëve, përveç rastit që dikush ka vlerësuar se vetëm serbët mund të mbrojnë interesat serbe”, beson Rada Trajkoviq.
Siç vëren ajo, ky është një grup i kufizuar që kishte privilegje në para, media, komunikime ekskluzive me Beogradin. Ajo thotë se Prishtina ka filluar të ndjekë ashpër kriminelët pa dallim etnie.
“Kjo nuk duhet dhe nuk do të ketë pasoja në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia duhet të ndihmojë në profilizimin e njerëzve të rinj në Kosovë, pasi tani është hapur hapësira e re për opsione të tjera. Askush nuk e pyet Aleksandar Vuçiqin nëse dëshiron ta bëjë këtë, mendoj se është e natyrshme që edhe Serbia nuk i pranon ata njerëz dhe ato lidhje me mafian. Serbia, qeveria duhet të mendojë seriozisht dhe t’i zgjidhë problemet që po ndodhin, por duhet të përgjigjet edhe opozita, kështu që Amerika nuk mund të na zgjidhë gjithçka. Pres që dikush seriozisht nga opozita të dalë dhe të thotë se gjërat do t’i ndryshojnë rrënjësisht”, përfundon Rada Trajkoviq.
Ndryshe, Nikoliq në vitin 2009 ishte kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe njëkohësisht është anëtar i Listës Serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze