Gjendja aktuale dhe synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth reformimit të Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) ishin në qendër të dialogut ndërministror.
Në njoftimin për media thuhet se kryeministri Albin Kurti foli për rëndësinë e arsimit dhe aftësimit profesional për zhvillim ekonomik të Kosovës.
“Reformimi dhe harmonizimi i Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, luan rol vendimtar në plotësimin e hendekut të shkathtësive dhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, tha kryeministri.
Përkundër raportimeve zyrtare për papunësi të madhe, industria nuk ka mundur t’i plotësojë vendet e lira të punës me punëtorë të kualifikuar. Kjo pasi sistemi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional, pa marrë parasysh që u është nënshtruar reformave të shumta, nuk ka arritur që t’u përshtatet nevojave të industrisë dhe tregut të punës”, tha kryeministri.
Ai theksoi se për të tërhequr investime të huaja në vend, një nga faktorët kyç është fuqia punëtore e kualifikuar.
Duke qenë shteti me popullsinë më të re në Evropë, është e domosdoshme që rinia jonë të shkollohet dhe trajnohet me aftësi profesionale, për t’i shërbyer zhvillimit shoqëror, tha kryeministri, duke shtuar se nëpërmjet arsimit dhe aftësimit Profesional, do të mund të shtohen vendet e punës, të ulet varfëria dhe të zbutet pabarazia.
“Do të duhej që edhe si institucione me përgjegjësinë tonë, por edhe si shoqëri me vetëdijen tonë, ta ngrisim më lartë profesionin dhe profesionalizmin jo akademik. Pra është e mundshme të jesh profesionist edhe pa qenë akademik”, tha kryeministri, duke ritheksuar se si institucione dhe shoqëri duhet të ndikojmë tek ngritja e reputacionit të profesionistëve jo akademik dhe tek autoriteti i tyre.
Në këtë takim u prezantuan të gjeturat nga analiza e ndërmarrë nga Fondacioni Evropian i Trajnimeve (ETF) me titull “Rishikim i sfondit për të informuar dialogun mbi politikat në Kosovë për qeverisje dhe financim të AAP” dhe u dhanë propozime për ndërmarrjen e hapave të ardhshëm.
Për rolin dhe sfidat e ministrive lidhur me Arsimin dhe Aftësimin Profesional, diskutuan Zëvendësministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion, Edona Maloku Bërdyna, Ministrja për Ekonomi, Artane Rizvanolli, Ministri për Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Zëvendësministri për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Getoar Mjeku, Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, dhe Ministri për Financa, Punë dhe Transfere, Hekuran Murati.
Gjatë këtij takimi u dhanë propozime rreth fuqizimit të bashkëpunimit me industritë, si dhe lidhjes në mes të parashikimit të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të fuqisë punëtore përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova