Profesoresha tregon se a mund të infektohen një person në të njëjtën kohë me variantin Delta dhe Omicron
Varianti Omicron po ecën me një ritëm marramendës dhe ekspertët e shëndetit janë vazhdimisht duke hulumtuar rreth tij.
Në “Good Morning Britain”, një panel ekspertësh shtroi pyetje nga publiku i gjerë për të ndihmuar në plotësimin e disa boshllëqeve. Një shikues shkroi dhe pyeti: A mund të infektohet një person me Omicron dhe Delta në të njëjtën kohë?
Ekspertja e epidemiologjisë, profesoresha Irene Peterson, ishte e gatshme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shkruan Express.co.uk.
Sipas profesoreshës Peterson, teknikisht mund të keni Omicron dhe Delta në të njëjtën kohë, por nuk ka gjasa. Pse? “Ka të ngjarë që Omicron të fitojë sepse dyfishohet shumë më shpejt se Delta”. Analiza e Prof. Peterson i bën jehonë mendimit të ekspertëve të tjerë të shquar.
Maria Van Kherkhove, Drejtuesja Teknike e COVID-19 në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkroi në Twitter për të informuar se Omicron po rritet me shpejtësi në vendet ku është zbuluar, ndërsa deklaroi gjithashtu se do të ketë më shumë raste të variantit të ri me rritje të transmetueshmërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare