LAJMI I FUNDIT:

Pronarët e disa veturave BMW-së vendosën të ngrenë një padi ndaj kësaj kompanie – për shkak të një gabimi në dizajn

Pronarët e disa veturave BMW-së vendosën të ngrenë një padi ndaj kësaj kompanie – për shkak të një gabimi në dizajn

Shqetësim i ri për BMW, këtë herë për shkak të një gabimi në dizajn.

Një padi e re grupore është ngritur kundër BMW në Orange County, Kaliforni, për një defekt në dizajn.


Është një model prestigjioz X7, por ndoshta edhe i disa modeleve të tjera.

Me këtë model, ka një gabim dizajni në “mbajtëset e filxhanëve”.

Dështimi mund të rezultojë në aktivizimin e paqëllimtë të airbag-it.

Kjo është pikërisht ajo që thuhet në padi, duke shpjeguar se në rast të derdhjes së lëngut në mbajtësen e filxhanit, telat e modulit të kontrollit SRS (airbag) mund të lagen dhe të mos funksionojnë.

Ato janë të vendosura direkt nën mbajtëse dhe mund të dëmtohen dhe të ndikojnë në funksionimin e airbagëve.

Në një padi në grup, shumica raportoi një mosfunksionim në modulin e kontrollit SRS pas një derdhjeje të paqëllimshme të lëngut në mbajtëset e filxhanit, e cila më pas rrjedh në pjesët elektrike më poshtë.

Kostot e shërbimit në këtë rast tejkalojnë 2900 dollarë dhe në disa raste nuk mbuloheshin nga garancia.

Paditësi është BrightK Consulting, i përfaqësuar nga Hovanes Margarian.

Margarian beson se ka mijëra automjete me këtë defekt.

“Për shkak të mënyrës se si janë bërë, makinat janë të prirura për prishje nëse ka një derdhje lëngu në mbajtëse ose thjesht kondensim në murin e filxhanit”, shpjegon Margarian. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Auto
Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Auto
Kalo në kategori