Të martën në Tiranë takohen liderët e nismës për bashkëpunim rajonal “Open Balkan” i njohur si “Ballkani i Hapur”, të cilët pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje, përfshirë atë për krijimin e një tregu të përbashkët të punës.
Takimit në Tiranë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i parapriu një darkë pune që tre liderët zhvilluan në Elbasan.
Takimi i nismës dhe shkuarja në Shqipëri e presidentit serb, Vuçiq nxiti protesta në Tiranë, ku mijëra protestues kundërshtuan vizitën e tij.
Protesta u thirr nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili tha se kjo protestë ishte “në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar”.
“Dua të garantoj shqiptarët se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal. Kjo është një protestë kundër një projekti që është refuzuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Një projekt që nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon”, tha Berisha.
Në këtë nismë bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe kjo iniciativë u iniciua nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019.
Nisma, që fillimisht u quajt “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj, parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve.
Çka pritet të ndodhë në Tiranë?
Në takimin në Tiranë ndërmjet këtyre udhëheqësve, ku përmes video-lidhjes do të marrë edhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, sipas zyrtarëve serbë, do të nënshkruhen gjashtë marrëveshje.
Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh deklaroi se në këtë takim do të vendoset për krijimin e një tregu të përbashkët të punës.
“Takimi i 21 dhjetorit mes liderëve është dëshirë e sinqertë që të krijohet tregu i përbashkët në kuadër të tri ekonomive dhe ftesë për fqinjët që të përfshihen në të. Ekonomitë të cilat nuk janë aktualisht pjesë e iniciativës, janë megjithatë pjesë psikike e saj”, tha Çadezh.
Çka është arritur deri më tani?
Në kuadër të nismës, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh që kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.
Këto tri shtete kanë vendosur që lëvizja e qytetarëve të tyre të bëhet me letërnjoftime.
Në kuadër të kësaj nisme është arritur edhe marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.
Këto tri shtete kanë vendosur që nga 1 janari i vitit 2023 të heqin kontrollet doganore.
Po ashtu, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim sa i përket parandalimit dhe eliminimit të pasojave të fatkeqësive natyrore.
Pse Kosova e kundërshton “Open Balkan”?
Në nismën “Open Balkan” janë tri vende të Ballkanit Perëndimor që po kundërshtojnë të bëhen pjesë e saj janë Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Zyrtarët në Kosovë, në pushtet dhe opozitë, që nga fillimi i kësaj nisme kanë refuzuar që të bëhen pjesë e saj, duke argumentuar se një nismë e tillë është pa vizion dhe e rrezikshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “Open Balkan” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se në këtë nismë, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa si një nismë për treg të përbashkët rajonal.
Ndërkaq, përfaqësuesit politikë të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës mbajnë qëndrimin se nuk bëhen pjesë e nismave që mund të shihen si alternativë e rrugës së tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Video që "kalli rrjetin": Në Super Viva po ndodh diçka “kallet loja”!

Përfituesit e skemave sociale në Kosovë gjatë marsit 2025, kush pësoi rënie dhe rritje?

Kafeja, vezët, qumështi dhe perimet më të shtrenjta - rritje e çmimeve në Kosovë në muajin mars

Çka do të thotë ''çkAZmos''? Më shumë detaje brenda artikullit!

Golden Eagle dhe Granit Xhaka sjellin videon e re promovuese: Dy ikona, një mision- ku ka më mirë?

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë