LAJMI I FUNDIT:

Krimet me ndërtime në Brezovicë, aksion i gjerë i Njësisë Speciale në Shtërpcë

Krimet me ndërtime në Brezovicë, aksion i gjerë i Njësisë Speciale në Shtërpcë

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës po realizohet në Shtërpcë kundër krimit dhe korrupsionit e që ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Telegrafi mëson se deri më tani janë disa persona të arrestuar të dyshuar për korrupsion, ndërsa janë bastisur edhe prona të zyrtarëve të Listës Serbe në këtë komunë.


Siç mësohet se aksioni është duke u zhvilluar ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion dhe ryshfet.

Ndryshe, deri tani Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë, por ende nuk ka përgjigje zyrtare. /Telegrafi/