LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit: Nuk ka ndryshime për pushimin dimëror, situata me pandeminë në RMV është stabile

Ministria e Arsimit: Nuk ka ndryshime për pushimin dimëror, situata me pandeminë në RMV është stabile

Pushimi dimëror trejavor do të jetë në periudhë të rregullt, sipas kalendarit të MASH-it, nuk ka nevojë të zhvendoset pasi situata me COVID-19 është ende stabile.

Ministrja e Arsimit të Shkencës Mila Carovska, deklaroi se nëse situata ndryshon në mënyrë drastike për shkak të rrezikut me omikron dhe nëse në sektor të tjerë merren masa, siç tha, drastike për kufizime, atëherë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgjegjësi që t’i shqyrtojë ato fakte dhe argumente dhe së bashku me Komisionin për Sëmundjet Infektive do të marrë vendime që do të jenë në interes të nxënësve dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Në deklaratë për mediat, Carovska theksoi se mësimdhënia me prani fizike, e cila është zhvilluar që nga shtatori si më e dëshirueshme nga tre skenarët e përgatitur, tregon rezultate të shkëlqyera.


“Respektohen protokollet, mbrohet shëndeti publik, ndërsa nxënësit kanë kushte të përshtatshme për mësim në shkolla. Në skriningun e bërë nga Ministria e Shëndetësisë rezultoi se situata është stabile. MASH mbledh çdo ditë të dhëna nga të gjitha shkollat ​​dhe përqindja e rasteve të reja pozitive nuk rritet më shumë se 0.3, ndërsa javët e fundit nuk është as më shumë se 0.02 për qind”.

“Gjithsej, në një moment, rastet aktive të COVID-19 te nxënësit me prezencë fizike në shkolla nuk e kaluan asnjëherë 0.3 për qind. Kjo tregon për stabilitetin e situatës dhe se interesimi më i lartë i fëmijëve për momentin është të jenë në shkollë”, shtoi ministrja Carovska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje

Lajme
Kalo në kategori