Newport, një qytet bregdetar në Uells, është i famshëm për portet e tij dhe trashëgiminë industriale.
Por së fundmi, ky qytet është bërë i famshëm edhe për një fakt – për gjoja se ka rreth 500 milionë dollarë Bitcoin të varrosur në deponinë e tij lokale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që ish-punonjësi i IT-së, James Howell, kishte “minuar kriptomonedhat në vitin 2013”, shumë përpara se vlera e saj të ngrihej në qiell.
Por në një moment, ai aksidentalisht hodhi hard-diskun ku ishte ruajtur “çelësi i hyrjes”.
“Kam gjetur një hard-disk bosh 20 GB në sirtarin tim në vend të mijëra Bitcoin-ëve”, ka thënë Howell për CBS News.
Që atëherë, ai ka lobuar te qeveria lokale për ta lejuar atë të gërmojë tonelata plehrash në vendgrumbullim si pjesë e një përpjekjeje për ta gjetur atë.
Por zyrtarët lokalë po refuzojnë ta lejojnë atë.
“Ka kompani që gërmojnë në fund të oqeanit për thesare. Gërmimi i një toke është diçka më e lehtë sesa në fund të oqeanit”, mendon Howell.
Ai gjithashtu tha se ka kontaktuar ekspertë nga e gjithë bota si pjesë e përpjekjes së tij për të rikthyer pasurinë e tij të madhe me Bitcoin.
Madje, pavarësisht se i ofron Këshillit të Qytetit të Njuportit një sasi të monedhave nëse do t’i gjente ato, ai vazhdon të refuzohet duke përmendur dëmin mjedisor që mund të shkaktojë dhe se “detyra e këshillit është të ofrojë shërbime për banorët tanë” – diçka që tha se plani i Howell do të të pengojë.
Megjithatë, Howell është i vendosur të vazhdojë të përpiqet të gjejë hard-diskun e tij.
“Unë nuk do të heq dorë nga kjo, sepse e dini, siç thashë, është një biletë lotarie e humbur”, tha ai. “Një biletë lotarie do të shpërbëhej, por një hard-disk jo”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ia vodhi Rolexin, tentoi ta shtyp hajnin e armatosur me Lamborghini – pamjet nga Brazili bëhen virale
Komandanti i ushtrisë suedeze: Putin synon të kontrollojë Detin Baltik, ia ka vënë syrin ishullit Gotland
Majmunët bien të ngordhur nga pemët për shkak të valës së fortë të të nxehtit në Meksikë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251