LAJMI I FUNDIT:

NATO nuk do të lejojë Rusinë të diktojë pozicionin ushtarak të Aleancës

NATO nuk do të lejojë Rusinë të diktojë pozicionin ushtarak të Aleancës

NATO do të diskutojë propozimet e Rusisë për sigurinë, por nuk do të lejojë Moskën të diktojë qëndrimin ushtarak të Aleancës, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht gjatë një vizite trupave gjermane në Lituani.

Sipas Reuters, Moska u paraqiti të premten vendeve perëndimore një listë kërkesash, e cila përfshin tërheqjen e batalioneve të NATO-s nga Polonia dhe Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik.


Rusia kërkon gjithashtu një garanci ligjërisht të detyrueshme që NATO do të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë, dhe një veto efektive ruse për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në NATO, të cilën Perëndimi tashmë e ka përjashtuar.

“Ne do të diskutojmë propozimet ruse. Por nuk mund të ndodhë që Rusia t’ua diktojë pozicionin e saj partnerëve të NATO-s, dhe kjo është diçka që ne do ta theksojmë shumë qartë në bisedimet e javës së ardhshme në Këshillin e NATO-s”, u tha Lambrecht gazetarëve në Rukla gjatë vizitës së saj të parë te trupat gjermane jashtë vendit.

Ajo shtoi se tensionet aktuale duhet të zgjidhen në nivel diplomatik, por edhe përmes parandalimit të besueshëm.

Duke folur me Lambrecht, ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvidas Anusauskas tha se NATO nuk duhet të lejojë Moskën të ndajë Evropën në sfera influencash.

“Ne duhet të mbështesim Ukrainën me të gjitha mjetet, që përfshin dërgimin e armëve”, tha Anusauskas, pa dhënë detaje se çfarë lloj armësh do të thoshte.

Vendet perëndimore kanë kërcënuar me sanksione të ashpra ekonomike ndaj Rusisë nëse Moska përshkallëzon praninë e saj ushtarake në kufirin e Ukrainës, ndërsa nga ana tjetër, Moska pretendon t’i përgjigjet kërcënimeve ndaj sigurisë së saj nga marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta të Kievit me NATO-n. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori