LAJMI I FUNDIT:

Pas 35 viteve – djemtë e legjendave të humorit në Kosovë rikthejnë “Treshi Përsheshi”

Pas 35 viteve – djemtë e legjendave të humorit në Kosovë rikthejnë “Treshi Përsheshi”
Foto: Screenshot/Instagram

Djemtë e legjendave të humorit në Kosovë, të ndjerit Rasim Thaçi-Cima e po ashtu edhe Ibrahim Krajkovës së bashku me atë të aktorit Sevdai Rodogoshi, Artan Thaçi, Bekim Krajkova e Shkumbin Radogoshi, kanë nisur xhirimet e projekteve të reja, ku do t’iu sjellin “Treshi Përsheshi – Junior”.

Kështu kanë bërë të ditur të njëjtit përmes disa postimeve që kanë ndarë në rrjete sociale.


‘Qumili’ ka shprehur gjithashtu emocionet për këtë ribashkim të miqve të tij në mënyrë që të rikthehen komeditë e kohërave të arta, por kësaj radhe nga ‘juniorët’.

Foto: Screenshot/Instagram

Projekti, i cili pritet të publikohet së shpejti, ka marrë reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, Facebook dhe Instagram.

“TRESHI PËRSHESHI Junior’s. Rreth 35 vite më parë në muajin dhjetor të vitit 1986 filloj së punuari treshja e famshme. Pas 35 viteve djemtë e legjendave së bashku. Tradita vazhdon”, thuhet në një postim të ndarë në Instagramin e Rasim Thaçit-Cimës.

Të gjitha lajmet nga Rasim Thaçi-Cima
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rasim Thaçi-Cima

Theksojmë që në dhjetor të vitit 1986 ishte formuar “Treshi Përsheshi” nga Cima, Leci e Qumili, e pikërisht në këtë kohë, dhjetor 2021, është formuar “Treshi Përsheshi – Junior”.

Foto: Screenshot/Instagram

Djemtë, që tanimë kanë filluar ta ndjekin rrugën e baballarëve, kanë sjell nostalgji tek publiku me fjalët se ‘Legjendat nuk harrohen kurrë’.

Duhet kujtuar që Cima vdiq në marë të këtij viti si pasojë e komplikimeve me COVID-19, kurse Leci ndërroi jetë disa vite më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori