LSDM: Arsovska ka marr mandat për zgjidhjen e të gjitha problemeve të hapura
LSDM-ja e cilëson si skandaloze ndërprerjen e projekteve infrastrukturore të nisura nga paraardhësi i saj Petre Shilegov. Nga kjo parti nuk mohojnë kontestet juridiko pronësore me të cilat Arsovska arsyetoi ndërprerjen e projekteve por shtojnë se ajo mori mandatin për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve.
“Mandati që Arsovska mori në zgjedhjet e fundit lokale, është mandat për zgjidhjen e të gjitha problemeve të hapura. Këto çështje kanë rrjedhur nga krijimi i politikave për realizimin e projekteve të caktuara. Jemi në dispozicion të saj për zgjidhjen e atyre kontesteve juridiko-pronësore edhe për tek ura “ Ljublanska” edhe për atë tek KAÇKM, që të njëjtat të realizohen”, tha Goran Shutarov- këshilltarë i LSDM-së.
Por, Arsovska pak ditë më parë nuk dha shumë shpresa se do të vazhdojë me realizimin e projekteve të tilla apo se do të bëjë finalizimin e tyre. Sipas saj, ura tek lagja “Qeramidhja” apo siç i referohen nga LSDM-ja ura tek KAÇKM, mund të shërbejë vetëm për të peshkuar, sepse atje, sipas saj, ka 11 konteste pronësore dhe 25 lëndë në përgatitje.
“Dikush ka projektuar, ka hapur një gropë atje, ka hedhur një lopate është fotografuar edhe çfarë tutje? Atje ka çështje juridiko pronësore të cilat nuk janë zgjidhur. Atje ka 70 parcela për të cilat duhet të gjendet zgjidhje. Nuk është problemi te ura, ura në Vardar do të vendoset. Nga asnjëra anë ku duhet të bëhen lidhjet nuk ka përfunduar, madje as nuk ka filluar procedura. Ka vetëm një vlerësim për çmimin nëse ato prona atje shpronësohen. Ne para të shohim këto çështjet pronësore, atje ka ndërtesa, madje ndërtesa të reja. Kush është ai që ka thënë se atje do të shkojë të bëjë këtë projekt, kjo nuk është në rregull”, deklaroi Danela Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.
Me probleme të shumta pronësore Arsovska arsyetoi edhe ndërprerjen e tenderit për zgjerimin e bulevardit “Nikolla Karev”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Qeverisje e dështuar që ka humbur besimin e qytetarëve, shqiptarët janë të nëpërkëmbur
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
Operacion i policisë në disa qytete të Kosovës, konfiskohen narkotikë, armë dhe automjete të përfshira në krime
Zjarr i madh përfshin një qendër tregtare në Suharekë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, media britanike: Vendi ka plazhe mahnitëse
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta