LAJMI I FUNDIT:

Investimi Amerikan nga Tom Meredith në Kosovë – partneriteti me InstaBuilt

Investimi Amerikan nga Tom Meredith në Kosovë – partneriteti me InstaBuilt

Kompanisë InstaBuilt ju bashkohet një nga investitorët më të fuqishëm në Amerikë, Tom Meredith, për një vizion madhështorë: për të ndërtuar shtëpi dhe banime eko, dhe të vet-qëndrueshme. Të cilat do t’i ndërtojnë nëpër botë – konkretisht për të eksportuar nga Kosova në Europë dhe Amerikë.

Vizioni ynë për të ardhmen është i ndritshëm – pasi lidhet me qëndrueshmërinë e planetit dhe kualitetin e jetës. Si një Familje, një Kompani, një Planet, ne ju prezantojmë një bashkëpunim i cili i
përqafon synimet tona për të ardhmen e jetesës duke adresuar problemet globale.


Investitori Amerikan nga MFI Real Estate, i quajtur Tom Meredith, i bashkohet biznesit të themeluar nga BP Home Investment në krye me Mentor Pllana – konkretisht projektit InstaBuilt. Kanë bashkuar forcat rreth këtij projekti inovativ që do ta transformoj eksperiencën e të jetuarit në mënyrë të vetqëndrueshme nëpër botë, duke ju kthyer tokës, drurit dhe ambientit si burimi kryesorë i ndërtimit.

InstaBuilt do të jetë kompani me dy lokacione – InstaBuilt Amerikë e Veriut, në Texas; dhe InstaBuilt Europe, në Kosovë. Mision e qëllim është riformësimi i industrisë së ndërtimit dhe ky mision na ka bashkuar.

Fjala është për shtëpi modulare të parafabrikuara, që në fakt është njëra prej fabrikave më të mëdha të shtëpive modulare në Europën Juglindore, me kapacitet ndërtimi në 1000 njësi, por që në të
ardhmen pritet të bëhet deri 4000 njësi. InstaBuilt Europe që ka bazën në Kosovë, do të jetë burimi i transformimit industrial të ndërtimit për Europën dhe Amerikën. Zgjidhjet modulare të kësaj
kompanie kanë gamë të gjerë nga ato luksoze siç është “Stella Domo”, e deri tek ato me dizajn minimale siç është “American Home” dhe “Tiny Home”. Këto shtëpi kanë përparësi të shumta, duke i
ja kthyer prioritetin natyrës, ambientit, dhe shëndetit të planetit dhe njeriut. Kjo do t’i jep kontribut betejës kundër krizës së ndotjes dhe ngrohjes globale.

Ky partneritet, i menduar për ta çuar një hap tutje të jetuarit si mik i natyrës e ajrit, është afatgjatë, i ndërtuar mbi parimet e përbashkëta të besimit tek e mira e përgjithshme dhe vlerat e veçanta të palëve – dhe ndër të tjera në krijimin e vendeve të punës, rritjen e eksportit, dhe zgjerimin e raporteve internacionale me diasporën por dhe miqtë tanë Europian dhe posaçërisht ata Amerikan.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori